Rrjetet sociale nxisin ndjenjat e zilisë midis femrave

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 23:00 | Nga

SELFIET E KURUARA ME KUJDES TË MIQVE NË FACEBOOK KA MË SHUMË GJASA TË NXISIN NDJENJAT E FAJIT APO TË TURPIT NË MESIN E FEMRAVE TË REJA, DHE TË ÇOJNË NË DIETA TË PANEVOJSHME, SE IMAZHET E MODELEVE APO TË FAMSHMEVE QË ATA SHOHIN NË REVISTA.

Akademikët kanë gjetur se femrat kanë më shumë gjasa të krahasojnë pamjen e tyre me atë të imazheve të kolegëve në mediat sociale sesa me të famshmet në TV, reklama apo forma të tjera të medias tradicionale.

Femrat gjithashtu kanë më shumë gjasa të fillojnë ditë dhe të bëjnë stërvitje kur krahasimet negative zhvillohen në vende të tilla si Facebook apo Instagram. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të studimit nuk ishin mbipeshë dhe nuk kishin nevojë për dietë.

Jasmine Fardouly, studiues për shëndetin emocional në Universitetin Macquarie, Sydney, tha se ka disa arsye pse media sociale mund të jenë më e dëmshme se mediat tradicionale.

“Të famshmit mund të duken më të distancuar dhe pamja e tyre mund të duket më pak e arritshme sesa e njerëzve më të cilët punojnë ose shohin rregullisht,” thotë ai.

Të ngjashme