ShBA-ja nxjerr në shitje një qytet të tërë

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 13:20 | Nga

I gjithë qyteti Tiller, në shtetin amerikan të Oregonit, ka dalë në shitje me një çmim prej 3.8 milion dollarësh, shkruan “BBC”.
Qyteti është më së shumti një zonë e pabanuar 362 kilometra në jug të Portland.

Marrëveshja përfshin gjashtë shtëpi, një banesë, dy stacione benzine dhe një dyqan. Rreth 250 njerëz jetojnë në zonat përreth.

Banorët filluan të largohen nga zona, pas ndalimit të prerjes së drurëve dhe mbylljes së mullirit të qytetit, sipas një agjenti pronash të patundshme.

Qyteti i Tillerit doli fillimisht në treg në vitin 2015, por ndërtesa e vjetër e shkollës fillore, nuk përfshihet.

Vetëm dy banorë janë ende duke jetuar në Tiller, një ish-mësues i cili jeton pranë shkollës, dhe famullitari i kishës lokale. Banesat dhe tokat e tyre nuk janë nxjerrë në shitje.

TEMAT:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme