Shtatë arsye pse Zvicra është vendi më i mirë në botë

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 23:29 | Nga

Ditë më parë, Zvicra është shpallur si “Vendi më i mirë” në botë për vitin e dytë radhazi, shkruan “The Local”.

Ky ishte vlerësimi i raportit të vendeve më të mira nga “US News & World Report”, kompania e marketingut “Y & R: dhe “Shkolla Wharton”, përcjell albinfo.ch.

Në këtë raport ishin përmendur pesë arsye pse është vendi më i mirë, si papunësia e ulët, një numër i çmimeve Nobel dhe një peizazh të jashtëzakonshëm.

Të gjitha janë të sakta, megjithatë, janë shtatë arsye tjera, pse Zvicra është vendi më i mirë në botë.

Arsyet e zgjedhura nga “The Local” janë:

Ushqimet e mira kombëtare – Zviceranët vërtet kanë një ushqim shumë të shëndetshëm.

Heroi më i mirë kombëtar – William Tell, edhe pse ka shumë diskutime për të, konsiderohet si heroi i vërtetë zviceran.

Ushtria më e mirë – Ushtria e Zvicrës nuk merr pjesë direkt në konflikte ndërkombëtare, por vetëm në misione paqeruajtëse

Instalimi më i mirë ushtarak – Zvicra ka fortesat më të bukura ushtarake në botë

Vendi më e mirë për filma me spiunë – Edhe pse autoritetet zvicerane kanë bërë përpjekje të mëdha për të pastruar sistemin e tyre bankar dhe vetë zviceranët janë mërzitur për reputacionin si parajsa për përfitimet e keqpërdorura, për shkak të peizazhit, ruan pozicionin për të xhiruar një film me spiunë.

Sistemi më i mirë politik – Pavarësisht kundërshtimeve, është një sistem i qëndrueshëm. Vendi ka një Këshill Shtetëror prej shtatë anëtarësh që vepron si ekzekutiv kombëtar.

Të gjitha partitë kryesore janë të përfaqësuara dhe anëtarët votohen nga parlamenti, jo nga njerëzit.

Malet më të mira – Për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme