Shtëpia më e vogël në botë

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 17:26 | Nga

Në laboratorët e Femto-st Institute, në Francë, është ndërtuar shtëpia më e vogël në botë.

Ajo ka dyer, dritare dhe tjegulla mbi çati dhe gjendet në majën e një fibre optike.

Ka një sipërfaqe prej 300 të mijtat e milimetrit për çdo anë dhe nuk mund të hyjnë në të as merimangat.

Micro banesa u krijua falë një sistemi ‘nanorobotik’, përshkruar në një studim të publikuar në revistën ‘Journal of Vacuum Science and Technology’.

“Vendosëm të ndërtonim mikro shtëpinë për të demostruar që mund të realizojmë asamble mikrosistemesh në majën e një fibre optike me shumë kujdes”, shhpjegon kërkuesi Jean-Yves Rauch.

“Për herë të parë kemi arritur të realizojmë asamblenë dhe modelin me preçizion më pak se dy të miliontat e milimetrit, një rezultat ky shumë i rëndësishëm për robotikën dhe komunitetin e teknologjive optike”.

Në të ardhmen këto teknologji mund të kenë aplikime interesante edhe në fushën e mjekësisë: mund tët përdoren për shembull për të mbledhur sensorë në majën e fibrave optike të holla sa një fije floku për t’u futur më pas në kapilarët e gjakut në mënyrë që të mund të identifikojmë molekulat virale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme