20 fakte që e bëjnë të veçantë Suedinë

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 19:20 | Nga

Shpesh kemi dëgjuar rreth të mirave socio-ekonomike nga shtetet nordike. Suedia në të shumtën e rasteve përmendet si një shtet që sjell mundësi të ndryshme për të gjithë banorët që jetojnë atje. Prej shumë gjërave të cilat nuk mund t’i përmbledhim me një vend, ja disa fakte interesante të cilat kanë të bëjnë me Suedinë.

1. Qysh nga vitet 1800-të, karkaleci i detit (kräftskiva) ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186 000 kg. Shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit gusht.

2. Në Suedi jetojnë 20 000 banorë të minoritetit Sami. Që nga viti 1993, ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.

3. Çdo ditë në 313 dyqanet e mobileve të IKEA-së në mbarë botën janë ngrënë rreth 1 836 000 qofte. Më së shumti janë ngrënë nga gjermanët, pasi ata janë edhe frekuentuesit më të shpeshtë të këtij rrjeti dyqanesh.

4. Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime Nobel. Çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit, Alfred Nobel.

5. Në Suedi 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtërishme, ndërsa gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.

6. Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike; 475.5 vijnë nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.

7. Çdo muaj nga qyteti i Stockholm-it mblidhen rreth 993 000 kg mbeturina të ushqimit dhe ky ushqim shndërrohet në lëndë djegëse (benzinë) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojnë autobusët dhe taksitë e Stockholmit si karburant.

8. Suedia ka rreth 9.7 milionë banorë. 23% prej tyre janë nën moshën 20-vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.

9. Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore, ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.

10. Prindërit suedezë kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë 480 ditë pushim të paguar për kujdesin e fëmijës. 60 ditë janë të rezervuara për babain. Në vitin 2012 për babanë janë marrë 24% nga numri i përgjithshëm.

11. Rripi i sigurisë nëpër automjete pretendohet të ketë shpëtuar 1 milion jetë. Ai është lëshuar në qarkullim në vitin 1959 nga kompania suedeze Volvo. Tani, ky rrip i sigurisë gjendet në 1 miliard automjete të ndryshme.

12. Vetëm 1 % e mbeturinave shtëpiake në Suedi përfundojnë në vendet ku hedhen plehrat. 90 % e kanaçeve të aluminit riciklohen.

13. Në vitin 1944 në Suedi është legalizuar marrëdhënia e gjinisë së njëjtë. Një pjesë të kësaj e ka merituar një shoqatë për edukimin seksual e formuar në vitin 1933.

14. Në Suedi janë 95 700 liqene më të mëdhenj se 100m x 100m. Kjo mbulon 9% nga sipërfaqja e përgjithshme. Disa liqene kanë emra qesharakë, si p.sh “Lördagsträsk” që dmth “përmbytjet e të shtunës”.

15. Mesatarja që një turist shpenzon për një ditë në Suedi është 800 SEK (86 €). Në vitin 2012 turistët kanë shpenzuar rreth 11 miliardë euro. Shumica e turistëve thonë se vijnë të blejnë.

turistet ne suedi

16. Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e kanë bërë njëjtë edhe 35 shtete të tjera.

17. Puna mesatare e një suedezi në vit është 1644 orë duke e krahasuar me mesataren nga organizata OECD në rangun botëror që është 1776 orë. Në këtë listë Suedia renditet e 6-ta në rangun botëror.

18. Suedia është e gjatë 1574 km, e cila çon në temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit shkurt -53 gradë, ndërsa më e larta në jug gjatë muajit qershor +38 gradë.

19. Selma Lagerlëf është një nga 7 fituesit suedez të çmimit Nobel në literaturë si dhe femra e parë në botë që ka fituar çmimin në këtë lëmi. Libri i saj “Gösta Berling’s Saga” është në dispozicion në 50 gjuhë të ndryshme.

20. Në Suedi rreth 85 % e banorëve jetojnë në qytete. Stockholmi si kryeqytet ka numrin më të madh, ndërsa në vendin e dytë është Göteborg në perëndim dhe pastaj Malmo në jug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme