Tragjedia e fshehur e El Salvadorit

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 08:57 | Nga

Ana Martinez (që nuk është emri i saj i vërtetë) shpërthen në vaj e pushtuar nga ndjenjat e përziera të lumturisë dhe tmerrimit, por është e lehtësuar pasi që është gjallë ama e lodhur nga të jetuarit në frikë.

Nëna salvadorase e dy fëmijëve ia doli të shpëtojë nga duart e një bande që synonte ta vriste dy vjet më parë, duke u detyruar të zhvendoset pesë herë për t’ua shpëtuar jetët vetes dhe fëmijëve.

“Dua të ik nga ky vend”, thotë 45-vjeçarja Martinez, shkruan “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. “Nuk mund ta përballoj më këtë agoni”.

Në mars të 2016-s, anëtarët e bandës e rrëmbyen, rrahën dhe e kërcënuan me vdekje të birin 16-vjeçar të Martinezit, teksa po kthehej në mes të ditës nga shkolla në territorin e kontrolluar nga Mara Salvatrucha apo MS-13, bandë kjo që vepron në San Ramon, Cuscutlan, në lindje të kryeqytetit salvadoras.

Rrëmbyesit e tij ia bënë të qartë se ishte nëna e tij caku i vërtetë i tyre.

Martinez dyshonte se ishte marrë në shënjestër shkaku i aktivizmit të saj, më saktësisht punës së saj në mbështetjen e një viktime të dhunës në familje drejt denoncimit të abuzuesit të saj, një anëtar i MS-13.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme