Vdes gruaja që bëri transplantimin e parë të fytyrës në botë (Foto)

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 12:20 | Nga

Gruaja e cila ka bërë transplantim e parë të fytyrës në botë ka vdekur më shumë se një dekadë pas operacionit që konsiderohet si një ndër më të pazakontë.

Isabelle Dinoire, 49 vjeçare i është nënshtruar dy llojeve të kancerit pasi kishte marrë ilaçe imunonxitëse.

Dinoire nga Franca veriore në nëntor të vitit 2005 ka habitur botën pasi kishte vënë një hundë të re, gojën dhe mjekër, operacion ky i cili është kryer në spitalin Amiens.

Zyrtarët e spitalit sot kanë konfirmuar se ajo ka vdekur më 22 prill pas një sëmundjeje të gjatë, por thanë se vdekja e saj është mbajtur e qetë për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj.

Pasi kishte marrë një mbidozë të hapave të gjumit, Dinoire është zgjuar në mëngjes e mbuluar me gjak në shtratin e saj pasi ishte shpërfytyruar nga qeni i saj.

Qeni me sa duket e kishte gjetur pa ndjenja atë, dhe duke u përpjekur që të zgjojë atë, e kishte kafshuar në fytyrë.

Lëndimet në gojën, hundën dhe mjekrën e saj ishin ekstreme.

Kur ajo ishte përpjekur që të ndizte cigaren kishte zbuluar se tiparet e fytyrës së saj po i mungonin.

 

03e98f750000044d-3776172-pictured-here-at-the-first-press-conference-following-her-operat-m-37-1473176378991_1473178836-353125537fa0e5500000578-3776172-image-m-32-1473176065450_1473178834-2947092039b712c0000044d-3776172-image-a-18-1473174201797_1473178838-223722003aa9c880000044d-3776172-image-m-27-1473175269069_1473178840-3430614

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme