Vogëlushi vjedh autobusin dhe vozit pasagjerët

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 16:05 | Nga

Një 11 vjeçar nga Gjermani ka arritur që të realizojë ëndrrën e tij duke bërë shëtitjen e tij të jetës pasi vodhi një autobus dhe madje ia doli që të merrte tre pasagjerë gjatë këtij udhëtimi. I riu, i cili ëndërron që një ditë të bëhet shofer autobusi, raportohet t’i ketë gjetur çelësat e automjetit në rrugë në një parking automjetesh javë më parë.

Më pas ai e kishte vënë re autobusin, i cili është në pronësi private dhe momentalisht jashtë funksionit pasi ka nevojë për riparime në qytetin bavarez të Ingolstadtit dhe vendosi të bënte një xhiro me të, raporton MailOnline.

Policia bavareze ka raportuar se djaloshi kishte dalë në rrugë para se të ndalonte në një stacion autobusi për të marrë pasagjerë. Për çudi, tre pasagjerët, që nuk e kishin idenë se kush po e nget autobusin, hipën në autobus pasi u mashtruan nga i riu.

Përfundimisht, 11 vjeçari u vu re nga një person që po priste autobusin në një stacion dhe pa automjetin duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme.Raportohet se autobusi ka pësuar dëme të vogla në pjesën e përparme gjatë shëtitjes nëpër qytet.

Policia më në fund e kapi të riun dhe e kthyen tek nëna e tij. Por, derisa ishte me policët, 11 vjeçari u kishte treguar atyre se sa i do autobusët dhe ka sqaruar se kur të rritet, do të dëshironte të bëhej shofer autobusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme