Xhamia e pazakontë

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 17:11 | Nga

Nga jashtë duket si gjithë xhamitë e tjera që hapin dyert për besimtarët myslimanë që t’i falen Zotit, por nga brenda është totalisht ndryshe nga objektet e tjera të kultit islam.

Po flasim për Xhaminë prej Smeraldi, njohur ndryshe edhe si Mauzoleumi i Mbretit të Dritës”.

Ajo ndodhet në Shiraz, qytet në provincën Fars të Iranit njihet zyrtarisht me emrin Shah Cheragh dhe është një xhami Shia.

Dallimi i madh mes saj dhe xhamive të tjera, jo vetëm në Iran, por në mbarë botën janë miliona gurët e smeraldit që të vendosura në ambientet e brendshme në forma gjeometrike perfekte e zbukurojnë edhe më shumë atë.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1517 dhe fillimisht ka qenë një objekt normal kulti, por që u zgjerua dhe zbukurua me gurë smeraldi me kalimin e viteve.

1476181158_shah71476181052_shah1476181073_shah11476181122_shah31476181125_shah21476181139_shah41476181143_shah5

credit: Corbis/Getty. Iran, Fars Province, Shiraz, mislim shiite people hall of the shah-e-cheragh mausoleum

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme