Zbulohet elementi i tretë kimik që përbën bërthamën e Tokës

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 12:50 | Nga

Shkencëtarët japonezë besojnë se kanë gjetur elementin i cili gjendet brenda bërthamës së Tokës.
Ata kanë qenë në kërkim për elementin për dekada të tëra, duke besuar se ai përbën një pjesë të konsiderueshme të qendrës së planetit tonë, pas hekurit dhe nikelit.

Eksperimentet në temperaturat e larta dhe presionet që gjenden në brendësi të thellë, tregojnë se elementi i më i mundshëm që gjendet në bërthamën e tokës është silici.

Zbulimi mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë se si u formua bota.

Studiuesi Eiji Ohtani në Universitetin e Tohoku tha për BBC News:

“Ne besojmë se silici është një element i madh i cili përbën rreth 5% [të bërthamës së brendshme të Tokës] ku në bazë të peshës mund të tretur përmes lidhjes hekur-nikel”, ka thënë Ohtani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme