12 karakteristikat e bulizmit

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Ky fenomen shpie jo vetëm në probleme me veten, por edhe në pasoja më të rënda si anorekisa, bulimia e çrregullime të ndryshme deri në vetëvrasje.

Bulizmi, një nga fenomenet më shqetësuese të ditëve të sotme i referohet një dhune psikologjike, diskriminimi dhe paragjykimi që ndodh zakonisht tek fëmijët dhe adoleshentët ku dikush mundohet të vëeë në lojë shokun/shoqen për mënyrën e të veshurit, ngjyrën e lëkurës, besimin e tij, sukseset dhe dështimet.

Fëmijët viktimë e një fenomeni të tillë, shfaqin ndjesinë e inferioriteti, vetëvlerësimin e ulët, shmangien sociale, humbin interesin ndaj ndaj mësimeve dhe nuk dëshirojnë të shkojnë në shkollë. Qajnë pa arsye, dhe shfaqin shenja frike, bien në depresion. Madje në raste ekstreme mund të shpie edhe në probleme më të rënda si anoreksia, bulimia e çrregullime të ndryshme deri në vetvrasje.

Psikologia Anxhela Peza thekson për gazetën Shëndet +, se për parandalimin e fenomeneve të tilla është shumë i nevojshmë bashkëpunimi, prind, psikolog, mësues, fëmijë.

Çfarë është bulizmi?

Bullizimi është një term perëndimor i atribuar diskriminimit dhe paragjykimit që has nxënësi në shkollë apo në mjediset e shoqërisë. Ku dikush mund të vë në lojë shokun/shoqen për mënyrën e të veshurit, për ngjyrën e lëkurës, për fenë, apo sendet materiale, një mossukses të tij në nivelin mësimor apo të performancës fizike, për një foto famëkeqe e shumë të tjera elementë tallës në mënyrë frekuente.

Cilat janë faktorët që e shtyjnë një fëmijë drejt bulizmit?

Fëmija rritet sipas modelimit të familjes dhe të shoqërisë. Këto dy baza kryesore formojnë sjelljen e tij. Fëmija bulist mund të rritet në një familje të dhunshme, mund të jetë fëmijë i dhunuar vetë më parë, nuk është edukuar mbi vlerat njerëzore sesa e dëmton tjetrin shpirtërisht nëse bën veprime kundër tij. Në moshë më të rritur siç është paradoleshenca, mund të jenë edhe përdorues të drograve dhe si pasojë ushtrojnë bulizëm duke qenë nën efektin e këtyre lëndëve. Shumë fëmijë që janë bulist, mund të shfaqin shenjat e para të çrregullimit të personalitetit, ndaj dhe sjellja e tyre prej bullisti vjen si pasojë e simptomave përkatëse. Shumë prej tyre kanë kënaqësi të madhe kur shikojnë tjetrin të lënduar apo të shtypur.

Cilat janë shenjat/karakteristikat që paraqet një fëmijë ”viktimë” e bulizmit?

Ndjesi inferioritetit
Vetëvlerësim i ulët
Shmangie sociale
Mosbashkëveprim me të tjerët
Nuk shprehet më për ndjenjat dhe mendimet e brendshme të tij
Humb interesin për detyrat që i caktohen nga mësuesi
Çrregullime të gjumit dhe të ngrënit
Nuk dëshiron të shkojë më në shkollë apo në mjedisin ku i ushtrohet bulizmi.
Mund të vihen re shenja frika tek ai pa shkak
Shfaq agresivitet pa kuptim.
Qan, dhe shfaq trishtim.
Ka raste ekstreme të dhunës dhe gjendet me hematoma, të gërvishtura dhe fëmija i justifikon ato pa motiv.
Cilat janë pasojat më të rënda tek ky fëmijë?

Fëmija që vuan nga bulizmi, ka rastet ekstreme ashtu siç shpesh i dëgjojmë në kronikat e zeza. Ky fëmijë dëshiron të vdesë dhe mos përjetojë më stres dhe dhimbje. Puna e vazhdueshme e bulizmit është se fëmija humb çdo vetëbesim dhe nuk ndjen aspak siguri për veten e tij. Kur kjo gjë nuk vërehet në kohë nga prindërit, mësuesit apo të tjerë kujdestarë për fëmijën pasojat janë fatale, mbi të gjitha për personalitetin që po formohet.

Si mund ta ndihmojmë dikë që vuan nga kjo sjellje?

Theksoj gjithmonë e më shumë se shoqëria jonë ka nevojë për prindër të vëmendshëm. Nëse fëmija juaj mund të bie në depresion, duke ndryshuar rutinën e ditës, nuk dëshiron të shkojë në shkollë, nxjerr në pah arsye shëndetësore, si dhimbje barku, dhimbje koke, bëhen gati me vonesë për në shkollë. Pasi presioni që ai përjeton në klasë është kaq i fortë dhe i madh saqë dhe vetë ai fillon ti besojë të gjitha ofendimet që i drejtohen atij, e si pasojë nuk i pëlqen më vetja. Mund të shfaqë shenja agresiviteti, mërzitje dhe stresi të akumuluar. Në këtë pjesë prindërit i duhet të bashkëpunojë me mësuesin kujdestarë dhe psikologun e shkollës për të ndihmuar fëmijën e tyre dhe zbuluar arsyen e këtyre simptomave. Mbështetja prindërore dhe ajo familjare janë ilaçi më i mirë për çdo fëmijë.

Çfarë roli ka shkolla dhe psikologu në parandalimin e këtij fenomeni?

Duhet bërë e qartë se ky fenomen shpie jo vetëm në probleme më vetveten por edhe në pasoja më të rënda si anoreksia, bulimia, çrregullime të ndryshme, apo dhe e fundit tentative për vetëvrasje. Ministria e Arsimit ka rregullore për masa ndëshkuese disiplinore për ata që ushtrojnë bulizmin. Ndërsa vetë shkolla përveç rregullores së brendshme duhet të ngrejë një sistem të tillë ku vetë mësuesit psikologu i shkollës me punonjësin social dhe një pjesë të nxënësve të ngrejnë një grup disiplinor për çështjen e bulizmit. T’i japin mbështetje nxënësve të diskriminuar që të shprehen që me herën e parë ku hasin një tallje nga shokët kundrejt tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme