3 ligje të çuditshme që duhet t’i keni parasysh në këto vende

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

Nga ushqimi i pëllumbave në Venecia te ngrënia e çamçakëzit në Singapor shumë turistë mund ta gjejnë veten në mes të telasheve, nëse nuk njohin mirë ligjet e vendeve që po vizitojnë.

Turistët shpesh e gjejnë veten në mes të presionit nga vendasit ose forcat e ligjit, për shkak se nuk njohin ligjet apo normat e tyre kulturore.

Kjo mund të jetë disi turpëruese, por më e keqja është se mund të jetë ilegale. Ja disa ligje të çuditshme që duhet t’i ruheni.

Ushqimi i pëllumbave në Venecia

Dhënia e ushqimit pëllumbave në sheshin “San Marko” në Venecia, mund të duket si një veprim i pafajshëm, por qyteti e ka të ndaluar ushqimin e popullatës masive të tyre. Disa persona ende i ushqejnë zogjtë, por praktika është e ndëshkueshme me një gjobë. Dikur një shesh ikonë pikërisht për këtë synim, turistëve tani u duhet të rrinë mënjanë dhe thjesht t’i vëzhgojnë.

Hedhja e biletës së metrosë në Paris dhe Madrid

Pasojat e hedhjes së biletës në disa qytete të mëdha për shkak të mosdijes, mund të jetë një shkelje ligji. Veçanërisht turistët që nuk flasin gjuhën dhe nuk lexojnë paralajmërimet, e gjejnë veten duke paguar gjoba për flakje të biletës pasi kanë hyrë në metro pa menduar se do t’i duhet në dalje.

Ngrënia e çamçakëzit

Për shkak të dënimit që shkaktohet në sistemin publik tranzit, Singapori e ka ndaluar çamçakëzin që prej vitit 1992. Ndërsa ju mund ta shikoni këtë si diçka jo të dëmshme, qeveria e Singaporit thotë se vendi shpenzoi 106,000 dollarë për pastrimin e çamçakëzëve. Nëse zbuloheni duke importuar apo duke shitur çamçakëz dënoheni me gjobë apo burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme