3 mënyra të shpejta për të hequr plagët e shkaktuara nga brisku

Prishtinë | 08 Maj 2023 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Puçrrat që krijohen pas rruajtjes janë gjithmoën të mërzitshme dhe shumë irrituese. Ato ndodhin kur pas rruajtjes qimet fillojnë të rriten nën lëkurë. Në disa raste ato mund të infektohen dhe të shkaktojnë dhimbje të shumta.

Shkaqet e formimit të këtyre puçrrave

Mundësitë për të krijuar plagë të tilla janë të shumta, por ato shumëfishohen nëse lëkura nuk është e hidratuar mirë. Një heqje e qimeve sa më afër lëkurës është dhe arsyeja se pse kur ato dalin, fillojnë e rriten brenda lëkurës.

Njerëzit që kanë flokë kaçurrela janë dhe më të prekur nga kjo dukuri sesa  personat me flokë të drejtë, pasi flokët e përdredhur kanë më shumë mundësi të rriten brenda lëkurës sesa të dalin drejt nga rrënja.

Në momentin që qimet fillojnë e rriten brenda në lëkurë, trupi e  njeh këtë si një infeksion dhe përpiqet ta luftojë, duke shkaktuar kështu puçrrat që ne të gjithë i njohim. Përdorimi i një brisku të mbushur me baktere është  një tjetër mundësi e madhe që shkakton këto infeksione.

Metoda 1: Aspirina

Përbërësit :

Aspirinë – 2 lugë gjelle

  • Ujë i vakët – 1 lugë
  • Një lugë
  • Një peshqir ose pambuk

Mënyra e përdorimit:

Hidhni dy lugët e aspirinës  me ujin e ngrohtë më një enë të pastër. Lëreni për disa minuta. Duke përdorur një lugë përziejini së bashku derisa të formojnë një pastë. Aplikojeni këtë të fundit në zonën e prekur. Lëreni për 15 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë. Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir. Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë deri sa t’i hiqni plagët.

Metoda 2:  Vaj

Përbërësit:

  • Vajra si kamomili ose levandre – 30 ml
  • Ujë akull i ftohtë – ¼ e gotës
  • Një gotë
  • Toptha pambuku
  • Peshqir i butë

Mënyra e përdorimit:

Hidhini 30 ml e vajit në një gotë. Hidhni më pas edhe ujin për të holluar vajin që të mos shkaktojë irritime në zonën e prekur. Përziejini me kujdes me një lugë. Lëreni për 2- 3 minuta. Duke përdorur topthat e pambukut lyeni pjesën e infektuar me kujdes. Lëreni në lëkurë deri sa të skuqja të zhduket. Përsëri duke përdorur ujë të ftohtë dhe pambuk pastroni me kujdes zonën. Ndiqeni të njëjtën procedurë 2-3 herë në ditë për të arritur efektin e kërkuar.

Metoda 3 :  Lëng limoni

Përbërësit :

  • 1 limon
  • Toptha pambuku
  • Një copë e pastër ose një peshqir

Si ta përgatisni:

Prisni një limon në gjysmë dhe shtrydheni lëngun në një enë.

Zhysni në të një copë pambuku dhe më ndihmën e saj aplikojeni lëngun në zonën e infektuar. Nëse për ju infektimet e qimeve pas rruajtjes janë të zakonshme, përdoreni këtë kurë pas çdo herë që rruheni.

Të ngjashme