Dhuna fillon nė familje

Dhuna fillon nė familje
nga Ekonomia Online
Prishtinė | 19 Tetor 2013 | 18:04

Dhunën mund ta shohim të shprehur në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo fillon të shfaqet në strukturën e një familjeje klasike, e cila përpiqet të vendosë një lloj autoriteti.

Shembujt janë të shumtë, duke filluar që nga dhuna e ushtruar ndaj një gruaje në rrugë e deri te nxënësit që kërkojnë të drejtat e tyre në shkollë.

Sigurisht që për të bërë një analizë të hollësishme dhe për të kërkuar faktorët e vërtetë nxitës të dhunës, analiza duhet filluar nga familja. Shoqëria shqiptare përballet kryesisht me familjen klasike autoritare. Metodat më të përhapura në vendosjen e këtij autoriteti janë kërcënimi, frika dhe përdorimi i dhunës fizike. Vëzhgimi është realizuar në një qendër tregtare tek fëmijët. Në shembullin më të thjeshtë, fëmija ose tërhiqet për krahu nga nëna ose goditet me nja dy shpulla të lehta kur fillon e qan apo tregon kokëfortësi ndaj prindërve. Dhuna fizike mund të përdoret edhe si një dënim në rastet kur fëmijët bëjnë diçka që nuk e dëshirojnë prindërit.

Nuk duhet të harrojmë edhe faktin se dhuna është një sjellje e mësuar.

Fëmija e mëson dhunën nëse e sheh atë në shtëpi dhe kështu fillon ta përdorë kundrejt të tjerëve. Mesazhi i dhënë nga nëna që e godet fëmijën e saj kur zemërohet, është i qartë. “Unë nuk i zgjidh problemet në mënyrë tjetër. Mund të të godas kur zemërohem”. 

Fëmija i ekspozuar ndaj kësaj dhune fillon ta kuptojë se reagimi i nënës së tij kur zemërohet është dhuna fizike.

Në fillim, ai do të fillojë të ushtrojë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve, më pas ndaj familjes e më pas aty ku ndihet i fortë.

Mënyra e vetme e parandalimit të rasteve në rritje të dhunës fizike është ndërhyrja e menjëhershme në strukturën familjare. Prindërit duhet të sigurohen për sjelljet dhe fjalët e përdora nga fëmija, dhe të përcaktojnë mire lidhjen që ka fëmija me dhunën. Ndry shimi fillon tek sjellja e prindit. 

Nëse prindi që ushtron dhunë ndaj fëmijës së tij e këshillon atë të mos përdorë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve, atëherë fjalët e tij do t’i marrë era dhe nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv te sjellja e fëmijës.

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje