5 sjelljet e prindërve që i dëmtojnë fëmijët

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Ka shumë lloje prindërimi. Disa prindër janë shumë kontrollues për çdo aspekt të jetës së fëmijës së tyre, disa të tjerë janë më liberalë dhe i lejojnë fëmijët t’i marrin vetë vendimet e tyre dhe të korrigjojnë gabimet që kanë bërë. Ajo që ka më shumë rëndësi, është se të gjithë duan më të mirën për fëmijët e tyre.

Natyrisht, të gjithë prindërit bëjnë gabime, disa prej të cilave lënë edhe një gjurmë të përhershme në personalitetin e fëmijëve. Në vazhdim do t’ju paraqesim disa sjellje që duhet t’i shmangni, sepse mund të ndikojnë për keq në jetën e fëmijës suaj :

Të kritikosh çdo veprim të fëmijës

Të gjithë prindërit duan më të mirën për fëmijët, por po t’u thuash atyre se po gabojnë në edukimin e tyre, nuk është e lehtë. Të qenurit negativë nga ana e prindërve i privon fëmijët nga besimi dhe motivimi për të provuar gjëra të reja. Është normale që fëmijët të gabojnë dhe prindërit duhet t’i kuptojnë. Janë prindërit ata që duhet të gjejnë një ekuilibër ndërmjet sjelljeve pozitive dhe negative duke i inkurajuar, më tepër se sa duke i qortuar fëmijët.

Të kërkosh vëmendje

Prindërit mendojnë se fëmijët u detyrohen diçka dhe duke qenë se kanë shumë kohë dhe energji, atë duhet t’ia dedikojnë prindërve, duke harruar se edhe fëmijët kanë jetën e tyre dhe nuk ka se si të jenë tërë kohës në dispozicion të tyre. Kështu që gjëja më e mirë që duhet bërë në këto raste, është t’i jepni fëmijëve pak hapësirë të lirë, sepse asnjë marrëdhënie nuk duhet të jetë e sforcuar.

Të fajësosh fëmijën për çdo gjë

Disa prindër i akuzojnë fëmijët si shkaktarë të mënyrës se si sillen me ta. Nëse prindërit e tu kanë qenë të dhunshëm me ty, kjo nuk ka ndodhur për shkakun tënd, edhe pse mund të kenë bërë të besosh sikur ka qenë faji yt. Fakti që shumë fëmijë besojnë çdo gjë që u thonë prindërit, e bën këtë situatë të dëmshme për fëmijët.

Nuk i lejon fëmijët të shprehin mendimet dhe emocionet e tyre

Të gjithë ne kemi momente të bukura dhe të shëmtuara. Është e rëndësishme të flasim për çdo ndjesi, duke mos i mbajtur brenda emocionet negative. Sjellje të tilla mund të parandalojnë sëmundje mendore dhe fizike. Nuk është e shëndetshme t’i thuash fëmijës tënde “Djemtë nuk qajnë”. Të qash dhe të shprehësh emocionet negative i bëjnë fëmijët më të dashur dhe më të sigurt në vete.

Të kontrollosh paratë e fëmijëve

Prindërit nuk duhet të presin asgjë mbrapsht nga fëmijët e tyre, kur u bëjnë dhurata apo u japin lekë. Si prind, ti nuk duhet të përpiqesh ta blesh dashurinë dhe respektin e fëmijës tënd. Mos u përpiq të fitosh dashurinë e fëmijës tënd me lekë, nëse e ke humbur me gabimet e tua. Nga ana tjetër, mos i kontrollo financat e fëmijës tënd, sepse kjo gjë ndikon keq në shëndetin e tyre mendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme