6 ushqime të mira për shëndetin e zemrës

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 00:05 | Nga

Këto janë 6 ushqime thelbësore qe kane provuar se ulin kolesterolin e keq deri ne 20 % në vetëm 3 muaj. Prandaj mund te konsiderohen superushqime për shëndetin e zemrës.

Fibra

Fibrat janë vërtet një superushqim: ato ndihmojnë tretjen, duke nxitur ushqimin të lëvizë nëpër zorrë. Përvec kesaj mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit të zorrëve dhe sëmundjeve të tjera. Fibrat e tretshme mund të ndihmojnë kolesterolin të ulet. Ushqimet e pasura me fibra janë drithërat, perimet dhe fruta.

Yndyrna te shendetshme

Besojeni ose jo, por disa yndyra janë një pjesë thelbësore e dietës dhe kanë vlera të panumërta shëndetësore. Yndyrnat e pangopura janë ato të shëndetshmet, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit – gjendet me bollëk tek vaji i ullirit dhe  vaji i lules rapeseed.

Soja

Qumesht soje, tofu – i cili behet me qumesht soje– fasule soje, kosi, akullorja dhe djathi i pergatitur me qumesht soje mund te gjenden ne supermarket. Jo vetem qe ul kolesterolin e keq, por edhe eshte burim proteine. Zgjidhini te paembelsuara.

Arrore

Bajame, arra brazili, lajthi, arra makadamiapekan (arra amerikane), stika dhe arra jane te pasura me fibra dhe yndyrna te pangopura dhe kane efekt mireberes per shendetin. Ata nxitin lipoproteinat e mira ne gjak dhe reduktojne te keqiat. Zgjidhini te fresketa, te paperpunuara dhe te pakriposura.

Tershera

Tërshera përmban një fibër specifike të tretshme të quajtur beta-glucan, e gjetur në sasi më të vogël edhe tek elbi, algat, gocat e detit si dhe disa kërpudha ekzotike si shiitake. Është ky kompleks që ka efektin e uljes së kolesterolit.

Ushqimet “e zgjuara”

Në raftet e supermarketeve mund të keni vërejtur gotat e kosit, margarinën dhe ushqime të tjera të fortifikuara që pretendojnë të ‘ulin në mënyrë aktive kolesterolin tuaj’. Këto ushqime – markat më të njohura janë Flora Pro.activ dhe Benecol – përmbajnë stanole dhe sterole bimore, dy përbërje natyrale që mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme