7 mënyra për të bërë gjumë të mirë pas ditëve të gjata

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Kultura jonë vazhdimisht ju thotë të bëni çfarëdo që mundeni për të qëndruar në potencial maksimal, edhe nëse ajo përfshin pesë filxhanë kafe në ditë. Por kur vjen koha e gjumit, pushimi i vërtetë është i pakapshëm. Shumë ndërmarrës kalojnë netët duke menduar për problemet e ditës dhe shqetësimet e ditës së ardhshme.

Këto shtatë këshilla të mbështetura nga shkenca mund të ndihmojnë ndërmarrësit e rraskapitur të flenë më mirë gjatë natës.

  1. Ritrajnoni trurin tuaj.

Largoni stresin duke ritrajnuar trurin tuaj. Në vend se të brengoseni gjatë natës, mendoni për gjithçka për të cilat jeni mirënjohës. Mendoni vetëm gjëra pozitive. Sipas studimeve nga Harvard, ‘’Mirënjohja është e lidhur ngushtë me lumturi më të madhe. Mirënjohja ndihmon njerëzit të ndjejnë emocione pozitive, të kujtojnë përvojat e mira, të përmirësojnë shëndetin, të përballen me fatkeqësi dhe të ndërtojnë marrëdhënie të fuqishme’’.

  1. Përdorni dhomën tuaj vetëm për gjumë.

Rezervoni dhomën tuaj vetëm për gjumë. Largoni laptopin tuaj, dhe rezistoni tundimit për të shikuar TV në shtrat. Ju mund të ushtroni trupin tuaj të flini më shpejtë nëse largoni stimuluesit e zakonshëm të dhomës së gjumit.

  1. Mos bëni ushtrime dhe mos hani brenda dy orëve të kohës së gjumit.

Të dyja këto aktivitete shkaktojnë reagime kemikale në trupin tuaj të cilat mund të ju ndalojnë nga gjumi.

  1. Manipuloni efektet e kafeinës në metabolizmin tuaj.

A e keni ditur se kafeina qëndron në trupin tuaj gjatë pasi të keni pirë filxhanin tuaj të fundit të kafesë për ditën? Për disa njerëz ,kafeina qëndron në sistem mbi 15 orë. Kushtoni vëmendje se sa miligram kafeinë janë prezente në ushqime dhe pije të cilat i konsumoni çdo ditë.

Të gjithë njerëzit janë ndryshe. Enzimat tuaja mund të tretin kafeinën më shpejtë ose më ngadalë, varësisht nga shumë faktorë. Një rregull : Një kafe e pasdites ende mund të ndikojë në gjumin tuaj gjatë natës.

  1. Qëndroni larg fjetjeve gjatë ditës.

Ushtroni trupin tuaj të flejë vetëm natën. Fjetja gjatë ditës mund të pengojë ciklin tuaj, dhe ju do t’a keni të vështirë të flini natën.

  1. Mos e shikoni orën.

Nëse është e nevojshme, fsheheni atë nën një batanije për të shmangur tundimin.

  1. Provoni një aktivitet relaksues.

Nëse ende nuk mund të flini, ngrituni dhe kaloni në një dhomë të qetë ku mund të lexoni  ose të performoni një tjetër aktivitet relaksues derisa të ndiheni të lodhur sërish.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme