8 zakone që dëmtojnë veshkat

Prishtinë | 22 Pri 2024 | 16:02 | Nga

Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut dhe janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër, ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në dëm të veshkave:

Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë natyral në dite dhe meshkujt 2 litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojnë veshkat.

Konsumi i tepruar i kripës: Konsumi mbi 6gr/ditë i kripës së zakonshme i vendos veshkat në “stres” duke rritur tensionin arterial.

Konsumimi i tepërt i proteinave shtazore, sidomos i mishit të kuq: Rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë, duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.

Alkooli: Edhe pse 1 gotë verë nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit qe janë mëlçia dhe veshkat.

Kafeina: Konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojnë më shumë kafeinën dhe kripën.

Abuzimi me ilaçe: Shumë njerëz marrin qetësues me dhimbjen më të vogël. Ky është gabim sepse këto ilaçe mund të dëmtojnë rëndë veshkat dhe mëlçinë nëse merren në vazhdimësi.

Pagjumësia: Mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundësinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë sëmundje lidhen me pagjumësinë, një ndër to janë edhe sëmundjet e veshkave.

Injorimi i nevojës së urinimit dhe shtyrjet e gjata: Ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.

Për të forcuar shëndetin e veshkave preferoni ushqime si zarzavatet si brokoli, lulelakra, lakra; fruta të athtë, si mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq; proteinat e shëndetshme, si vezët e fshatit, sidomos të bardhën; peshkun e egër, qepët dhe hudhrat; vajin e ullirit cilësor dhe agrumet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme