9 arsye pse je në humor të keq

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 21:40 | Nga

Ka shumë arsye për të mos qenë në humor të shkëlqyer. Marrëdhëniet e tensionuara, telashet financiare dhe problemet shëndetësore mund të “komplotojnë” mes tyre për të dobësuar mirëqenien tënde mendore. Për faktorë të tillë, ne kemi shumë pak kontroll në lidhje me pasojat. Por fatmirësisht, janë disa gjëra të vogla që mund të ndryshoni në jetën tuaj, për t’i dhënë një ngritje gjendjes mendore. Më poshtë po rendisim disa arsye të fshehta që ju shkaktojnë humor të keq (dhe si ta rregulloni situatën shumë shpejt).

1. Nuk po merrni fruta dhe perime sa duhet

Po, prodhimi është i mirë për shëndetin fizik, por mund të ketë ndikim edhe tek mirëqenia mendore. Studiuesit në Universitetin e Uaruikut dhe Kolegjit Dartmauth kanë vëzhguar dietat dhe mirëqenien e 80 mijë personave në Britaninë e Madhe dhe zbuluan se njerëzit që hanin afro shtatë porcione 80-gramëshe frutash dhe perimesh në ditë kishin gjithashtu mirëqenien më të lartë mendore, që përfshinte faktorë si lumturia, nervozizmi, të ndjerit “të mërzitur” dhe çrregullimet mendorë.
Këshilla: Falë Zotit keni Internetin dhe sasinë e pakufijshme të recetave të mbushura me fruta dhe perime.

2. Nuk e keni parë ende dritën e diellit

Keni ngecur brenda gjithë ditën? Kjo mund të kontribuojë për humorin e keq. Në një studim të vogël, studiuesit e Universitetit Zaied pyetën 20 vetë me nivele të ulët të vitaminës D dhe simptoma të depresionit që ose të kalonin më shumë kohë në diell, ose të shkonin tek doktori. Pas shtatë javësh, njerëzit që kishin shkuar për të thithur më hsumë rreze dielli kishin më pak simptoma depresioni në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë.
Këshilla: Bëni një shëtitje! (Ddhe një pushim gjatë ditës së punës ka shumë dobi).

3. Jeni dehidratuar

Të qënurit vetëm pakëz i dehidratuar mund të shkaktojë lodhje, humbje të fokusit dhe gjendje të keqe humori kur bën ushtrime dhe kur pushon, sipas një studimi të Journal of Nutrition.
Këshilla: Sigurohu që të pish sa më shumë… H2O. Ndërkohë që këshilla e vjetër e tetë gotave ujë në ditë mund të tingëllojë demode, Instituti i Mjekësisë rekomandon 3.7 litra lëngje në total për çdo ditë për burrat dhe 2.7 litra çdo ditë për gratë (Po, kjo përfshin edhe pije të tjera, si çaj, kafe dhe lëngje frutash).

4. Punoni shumë

Ata që jepen shumë pas punës nuk kanë vetëm shëndet fizik më të dobët, por edhe mendor. Një studim i Universitetit të Kansasit tregoi se njerëzit që punojnë më shumë se 50 orë në javë kanë rënie të shëndetit fizik (nga fakti që heqin dorë prej disa vakteve), si dhe “reduktim të mirëqenies mendore, gjë që është matur prej një vlerësimi të depresionit të raportuar nga vetë të pyeturit”, tha në një deklaratë një prej studiueseve, Sarah Asebedo.
Këshilla: Sigurisht, mund të punosh kaq shumë për shkak të rrethanave që i ke jashtë kontrollit (afate, projekte, pritshmëritë e eprorit). Por ka disa hapa të vegjël që mund të bëni për të dalë nga “gjendja e mbijetesës” në zyrë dhe të ngulësh më fort në tokë këmbët. Themeluesja e HuffingtonPost, Ariana HUffington, në librin e saj “Thrive…” rekomandon disa hapa shumë të vegjël për transformimin e jetës – pak më shumë gjumë, pak më shumë kohë për meditim – si dhe të mbajturit parasysh se cilat janë gjërat me të vërtetë të rëndësishme në jetë, me qëllim që të prioritizoni më mirë objektivat tuaj.

5. Kaloni shumë kohë në Facebook

Sa më hsumë kohë që qëndroni në mediat sociale, aq më e keqe bëhet gjendja juaj, thotë një studim i këtij viti, i studiuesve austriakë. Arsyeja është se përdorimi i Facebookut ndihet si një humbje kohe. “Nuk është habi që nëse bën diçka që nuk e konsideron të rëndësishme, më pas nuk do të jesh në humor të mirë”, tha një prej studiueseve, Christina Sagioglou.
Këshilla: Lëre telefonin dhe kalo pak më shumë kohë me njerëzit që ndodhen fizikisht pranë teje!

6. Qëndron shtrembër

Nuk e dinit që këshillat e herëpashershme të mamasë suaj, që thoshte “Rri drejt!” kanë qenë në fakt në të mirë të mirëqenies tuaj mendore. Një studim i Universitetit shtetëror të San Franciskos zbuloi se ndryshimi i qëndrimit me qëllim që të rrini më drejt lidhet me përmirësimin e humorit dhe të energjisë. “Kështu ju mund ta bindni trupin tuaj që të ketë më shumë energji”, thotë kryetari i grupit të studimit, Erik Peper.
Këshilla: Kini kujdes me qëndrimin. Rrini drejt dhe pastaj shijoni gjithë përfitimet. Qëndrimi drejt jo vetëm përmirëson humorin, por edhe ul dhimbjen në kyçe dhe në shpinë.

7. Keni pak kohë që nuk qeshni

E qeshura sjell përmirësim të kujtesës dhe nivelit të hormonit të stresit, kortizolit, sipas një studimi të Universitetit Loma Linda. Edhe një buzëqeshje e vogël bën punë – The Atlantic shkruante për një studim të Shkencës Psikologjike, i cili tregonte se edhe një buzëqeshje e sforcuar mund të ulë stresin dhe të rrisë ndjenjat pozitive.
Këshilla: Lexon një artikull për të qeshur. Ose thjeshtë imponoja vetes një buzëqeshje!

8. Jeni të lodhur

Nuk është tamam sekret që, të jesh i përgjumur mund të shndërrojë edhe personalitetin më sharmant, në një “mollë të kalbur”. Por ia vlen të përmendet që ka një lidhje mes gjumit të pamjaftueshëm dhe rritjes së stresit dhe irritimit. Departamenti i Mjekësisë së Gjumit në Shkollën Mjekësore të Harvardit vëren se nëse nuk merr sasinë e mjaftueshme të gjumit për një javë, mund të kesh lodhje mendore, zemërim dhe trishtim.
Këshilla: Ndërkohë që sasia e nevojshme e gjumit ndryshon nga një person në tjetrin, Fondacioni Kombëtar i Gjumit thotë se ekspertët përgjithësist bien dakord që të rriturve u duhen shtatë deri nëntë orë në natë, ndërsa fëmijët dhe adoleshentët duan pak më shumë. Sidoqoftë, është e rëndësishme ta kuptoni vetë se sa gjumë ju duhet për të qenë të lumtur, të shëndetshëm dhe produktivë.

9. Keni kohë që nuk jeni “arratisur” drejt natyrës

Një udhëtim për t’u zhytur në natyrë i bën vërtetë mirë mendjes. Në një studim të Universitetit të Michiganit disa veteranë shkuan në një ekskursion disa ditor kampingu. Pas udhëtimit, vlerësimet e mirëqenies psikologjike, funksionimit social dhe panoramës së jetës për të gjithë ata ishin më të lartë. Ndërkohë që studimi vëzhgoi vetëm veteranë, studime të tjerë kanë treguar se ka shumë të mira për të gjithë ata që kalojnë më shumë kohë në natyrë. Një studim i An Environmental Science & Technology journal, për shembull, tregoi se njerëzit që zhvendoseshin në zona urbane me hapësira të gjelbëra kanë gjendje humori dhe mendore të përmirësuar, edhe disa vite pas lëvizjes.
Këshilla: Ka shumë arsye për t’iu rikthyer natyrës. Shikoni serinë televizive Go Rouge, për mënyra të shëtitjeve me bicikletë, sërf etj, që do ju ndihmojnë të jeni më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Të ngjashme