Adoleshenca, një moshë për t’u jetuar dhe dashur

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 16:07 | Nga

Të jesh adoleshent, është një moshë me komplekse dhe me një jetë e jetuar në eufori. Një moshë me stacione tranziti me vetveten dhe me të tjerët (botën), ku provohen një mori ndjesirash, ku është diktuar dhe përcjellë me 1001 arsye se përse është e tillë?! Nuk dua të jem përsëritëse atë ç’ka kanë thënë Psikologët e Zhvillimit për fëmijët e më tutje. Por një gjë është e sigurt, kjo periudhë moshe (adoleshenca) ndryshon edhe në kontekstin dhe kulturën ku jeton.

Ta kuptojmë dhe pranojmë këtë moshë zhvillimi me një këndvështrim pozitiv. Ҫdo herë do ketë përplasje brezash dhe sistemi, për sjelljen dhe zhvillimin e moshës adoleshencë, por do jetë e njëjtë mënyra sesi kjo moshë përjeton botën ku jeton me fantazi, me ëndërra, me një jetë ashtu siç do e donte ai, por asnjëherë të vuajë dhe të vetëvritet, këto i ndodhin pasi has kundërvënie dhe të mos pranuarit ashtu si është ai/ajo të brishtë dhe të etur për të marrë gjithçka njëherësh.

Jemi ne të rriturit që ia vështirësojmë dhe i vëmë lakun në fyt, kjo përpos mënyrës që ne duam më të mirën e tyre, apo për mënyrën sesi zgjedhim të jetojmë, në dhunë,të braktisur, jo për të hapur plagë apo të gjejmë fajtorin, por i rrituri mbetet ai me gabime më të mëdhaja dhe që nuk zgjedh për t’i ndrequr, por i jep dhe shëmbullin jo të mirë të situatava që kalon. I jep përparësi veprimeve egoiste dhe autoritare, që ushtrohet tek mosha që nxit rebelizëm, indiferetizëm, jo se ata duan të jenë ashtu, por ballafaqimi që kanë ata, nuk i jepet konkrete dhe kërkojnë të eksplorojnë, pasi janë dhe do të mbesin nën gjurmët e moshës së fëmijërisë së hershme,dhe t’i vihen kundër mollës së ndaluar.

Vështirësia dhe makthi ka filluar, si fillim për të rriturin (prindi), edhe pse kjo mungesë oksigjeni është për shkak se ky i rritur ndihet nën presion për mos menaxhimin e konfliktit mes atij dhe adoleshentit.

Duhet të kuptojmë se përse kjo moshë ka stuhi edhe në qiell të pastër me diell dhe mot të ngrohtë, mos vallë e kemi ndihmuar ne t’i ndodhi kjo gjëndje? Dikush duke ja bërë më të lehtë dhe dikush tjetër nuk ka ditur si ta ndalojë, me siguri kështu do jetë, dhe ekuacioni këtë barazim nxjerr.

Qysh në fëmijërinë e hershme, kemi mundësinë për t’ia lehtësuar vështirësitë e fëmijës, për t’i kapërcyer situatat e pakëndshme, për ta dashur dhe treguar sesa e/i rëndësishëm është për ta.

JA PËRSE MOSHA E ADOLESHENCËS KA PËRPJEKJE PËR TË QËNË NDRYSHE DHE I ‘ÇUDITSHËM’, PËR NJË PJESË QË I QUAN SI TË TILLË:

  • Ndihen si të mënjanuar, që nuk i dëgjon njëri,edhe kur i dëgjojnë, nuk i marrin seriozisht nevojat e tyre, dhe çfarë ndiejnë në të vërtetë.
  • Ndihen të padobishëm, meqë bëjnë vetëm prapësira, nuk i besohet, edhe në qëllimet e mira, gjithmonë do të fshihet ndonjë gënjeshtër, për t’iu plotësuar dëshirat.
  • Ndihen të neglizhuar, edhe në momentet më të bukurat të tyre, një pjesë që dëshpëron edhe shoqërinë në këtë rast.
  • Ҫdo gjë i jepet e cunguar, tabuja e vdekjes dhe e seksualitetit. Janë frikëra dhe pasione që njeriun do e përndjekin gjithmonë, dhe nuk mund të mohohet apo të cungohet me to. Kjo moshë lidhet fortë ngushtë me tre pikëpamje që janë udhëheqëse për adoleshentin, vetëaktualizimi, intuita, intimiteti.

Një tjetër aspekt në personalitetin e saj/tij është kriza e identitetit që vjen si rrjedhojë e mos përmbushjes së disa nga dobësitë që e lë këtë moshë të paushqyer me siguri dhe dashuri, ku ai me të drëjtë ia mohon pyetjen vetes ‘Kush jam unë?’, dhe një plasaritje e tillë, më vonë bëhet me të çara më të thella për personalitetin e individit.

  • Adoleshenca duhet të zhvishet nga kompleset.
  • Janë ndjesira që i intruvizohen adoleshentit, ndjenja e fajit, ndjenja e turpit, ndjenja e frikës, këto nuk të lënë të çlirohesh por të mbërthejnë më tepër, thua që kjo moshë ka bërë fajet më të mëdhaja, pa filluar ende.
  • Mos ia atribojmë fajet tona, atë që nuk e kemi bërë ne ta bëjnë dhe ata, jo ata do zgjedhin atë që iu afrohet personalitetit dhe aftësisë së tyre.
  • Pa e mbaruar fjalën mirë themi ‘Mos!’, kështu ia ndërpresim dëshirën për të thënë atë që mendon, edhe e pakuptimtë qoftë rëndësi ka që merr guximin dhe e thotë.
  • Mos e korigjoni në momentet kur flet, apo ta vini në lojë kur thotë diçka jashtë kontekstit të bisedës, do të thotë që po tenton të thotë diçka, por nuk po gjen kohën dhe vendin, këtu duhet ta ndihmoni jo ta ndërprisni.
  • Komplekset janë një mënyrë më e keqje për t’u instaluar njeriut, aq më pak një moshe naive që nuk e kupton por bindet për të qënë në disa rregulla që të rriturit i kanë të kamufluara dhe nuk dalin dot të jenë vetvetja, këtë e shohin adoleshentët dhe kundërvihen me manifestimet e tyre të sjelljes, por që jo të gjitha rastet kanë një sukses.

JA SI MUND TË PËRMIRËSOHEMI DHE T’A KUPTOJMË MË MIRË KËTË MOSHË:

  • Të përpiqemi të mos vëmë kushte të rrepta karshi tyre, por dhe t’i shpërblejmë kur na kënaqin me sjelljen dhe performancën e tyre.
  • Të qeshim me ta sa herë që ata kanë një motiv për t’a bërë këtë.
  • Më tepër liberal kur duhet dhe më pak autoritar kur duhet.
  • Të jemi aty, kur ata na shtyjnë dhe ta bëjmë për të qeshur kur ndihet melankolik.
  • Të respektojmë momentet kur kërkon të jetë vetëm, por më pas nxirre për shëtitje apo të hani ushqimin që ajo/ai do.
  • Fali nga vetja më të mirën tëndedhe tregoji sesi i zgjidh ti problemet që ke si prind.

Adoleshentët nuk janë të rrezikshëm, jemi ne, stili i jetës që i rrezikon ato. Për dashuri dhe përkushtim kanë më tepër nevojë dhe gjithçka tjetër të vogël e mëson rrugës. Ne nuk jemi të pagabueshëm, por të duam të jemi prindër të mirë dhe të duam të njohim nevojat e tyre.

Të ngjashme