Adoleshenca, periudha e tranzicionit psikologjik e social

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Adoleshenca është periudha e tranzicionit psikologjik dhe social ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Adoleshenca fillon me pubertetin që është gati një fenomen biologjik që paralajmëron adoleshencën. Në qëniet njerëzore adoleshenca është e karakterizuar nga dy tipe ndryshimi.

Ndryshimi i parë fillon me interesimin për trupin dhe emocionet.

Ndryshimi i dytë është distancimi nga prindërit dhe intensifikohen raportet me moshatarët dhe dëshira për gjëra e ngjarje të reja si dhe tendenca për të eksperimentuar.

Me pubertetin zhvillohen organet seksuale dhe ka një shtim të disa hormoneve, që shoqëronen me dukjen e shenjave të para seksuale. Tek vajzat fillon e rritet gjiri, ndërsa te djemtë shfaqet pushi në fytyrë. Në këtë fazë njeriu fillon të provojë tërheqjen nga tjetri siç nuk e ka provuar më parë. Kjo tërheqje mund të jetë e madhe, e bukur dhe njëkohësisht rrënjos frikë.

Të rriturit, prindër e mësues, është mirë t’i njohin këto karakteristika të kësaj moshe që të mund të ruajnë komunikimin dhe të mund t’i ndihmojnë fëmijët që ta përballojnë dhe menaxhojnë këtë periudhë jete, sa më shëndetshëm e në mënyrë kreative dhe jo nëpërmjet agresivitetit dhe dhunës. (Lira Gjika/ Pediatre)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme