Alkooli dhe ilaçet kundër depresionit kanë efekte të njëjta

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 22:00 | Nga

Një studim i publikuar në “Nature Communications” tregon se sikurse alkooli, ashtu edhe ilaçet e shpejta kundër depresionit kanë efekte të ngjashme në trurin e njeriut.

Megjithatë, shkencëtarët sugjerojnë fuqishëm që alkooli të mos shihet si një formë trajtimi kundër depresionit, ani pse vepron njësoj si ilaçet, ngaqë efektet negative të alkoolit janë të shumta kur kemi të bëjmë me depresionin.

Në vend të kësaj, rezultatet mund të ndihmojnë të shpjegojnë pse disa njerëz me depresion zgjedhin alkoolin si një mënyrë për tu përballur me problemet, një sjellje e njohur si “hipoteza e vetë-mjekimit”, e cila shpesh çon në çrregullime të përdorimit të alkoolit.

“Pa dyshim se ka rrezik në vetë-mjekim me alkool. Ka një linjë të hollë në mes të qenit e dobishme dhe të dëmshme dhe në një moment gjatë përdorimit të përsëritur, vetë-mjekimi kthehet në varësi”, thuhet në studim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme