Aplikacioni që ju këshillon për rrobat para se t’i blini

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 10:31 | Nga

Aplikacioni “Good On You”, vjen gratis në telefonët tuaj të mençur dhe ua mundëson që të bëni zgjedhje më të mira kur blini rroba apo gjësende të tjera.

I krijuar më 2013 nga Gordon Renouf dhe Sandra Capponi, “Good On You” u lansua në Australi më 2015, por në Evropë mori dhenë muajin e kaluar duke u bërë më i madhi i sojit të vet në botë.

Përpos që i ruan më shumë se dy mijë brende, ky aplikacion i lejon përdoruesit që ta shënojnë emrin e këtij brendi në aplikacion dhe t’i shohin rangimet dhe vlerësimet që iu janë bërë nga përdoruesit e mëparshëm apo ata aktualë.

Aty po ashtu jepet edhe një përmbledhje mbi etikën e markës e cila i vë në shitje produktet.

Mënyra të tjera se si ky aplikacion i rangon këto kompani është në bazë të të dhënave që i raportojnë vetë këto kompani, në baza të skemave të certifikimit si Fair Trade dhe Global Organic Textile Standard, si dhe hetimet nga organizata joqeveritare si Greenpeace.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme