Arsyet pse shëndeti mendor keqësohet afër festave të fundvitit

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 18:20 | Nga

Sezoni festiv mund t’i mbushë të gjithë njerëzit me emocione, por jo të gjithë janë njësoj pasi mund të kenë probleme të ndryshme të cilat i shqetësojnë dhe nuk mund të jenë të gëzuar.

Arsyet për këtë mund të jenë shumë personale, por shumica prej tyre janë gjëra të zakonshme të cilat mund t’i shmangni, Një eksperte shëndetësore e cila ka specializuar për sëmundjet e depresionit dhe shqetësimeve, ka treguar arsyet e ndjenjave të këqija që keni në afrimin e festave.

Problemet financiare

Nuk është befasi se shumica e njerëzve fillojnë të brengosen se nuk mund t’i përballojnë financiarisht të gjitha shpenzimet që i sjell sezoni festiv. Këto probleme financiare shkaktojnë stres dhe shqetësim, prandaj edhe mund të jenë duke u ndjerë keq kohët e fundit.

Vetmia

Mund të ndihen të vetmuar gjatë festave të fundvitit sepse nuk kanë familjarë apo miq me të cilët duan t’i kalojnë këto festa, ose e kanë humbur një person që e kanë dashur shumë dhe kjo periudhë festive është e vështirë pa atë person.

Alkooli

Alkooli është një pik tjetër që ndikon në shëndetin tuaj mendor.

Nëse dilni për të pirë me miqtë, duhet ta keni parasysh se vetëm mund të jeni duke e keqësuar shëndetin mendor sepse alkooli e rritë shqetësimin.

Rrjetet sociale

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në psikologjinë e individëve pasi të gjithë e festojë në mënyra në ndryshme dhe në bazë të mundësive. Rrjetet sociale janë të dëmshme për vetëbesimin, e prandaj janë të dëmshme edhe në këtë periudhë të vitit.

Mënyra se si të tjerët festojnë ndikon me anë të postimeve që shohim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme