Përfitimet nga uji i orizit

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Në Azinë e largët uji i orizit është një nga produktet bazë për të patur bukuri natyrale. Ai është i pasur me shumë vitamina dhe lëndë ushqyese të dobishme dhe për shëndetin në përgjithësi.

1.Ai është i pasur me vitaminë B, acid folik, hekur, kalium, magnez dhe zink, të cilat i fiton gjatë zierjes.

2. Ka përmbajtje inositoli, një substancë komplekse që nxit zhvillimin e qelizave të reja dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

3. Mbron lëkurën nga veprimi i kushteve atmosferike i ftohti, i ngrohti, dielli etj.

4. Shërben si tonifikues i mrekullueshëm natyral i lëkurës.

5. Trajton problemet gastrointestinal si diarreja, përzierjet, të vjellat etj.

6. Nëse pini ujë orizi ai do të rregullojë natyralisht temperaturën e trupit.

7. I fal fytyrës shkëlqim dhe butësi.

Mund ta pini ujin e orizit përpara çdo vakti, siç është ose duke e karamelizuar me mjaltë ose kanellë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme