Bikinit trend i kësaj vere

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Bikinit me bel të shkurtër janë moda e kësaj vere nëpër plazhe.

Vajzat janë të prira të mbulojnë sa më pak zona të trupit, për t’ia falur pjesën tjetër rrezeve të diellit.

Mirëpo tendencat e fundit janë edhe vajzat që mbajnë bikini normale, por të cilat i ngushtojnë gjithmonë e më shumë, për t’i ekspozuar sa më shumë të pasmet.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejë debati mbi ato vajza që ngushtojnë rrobat e banjos.

“Nëse vishni bikini normale dhe më pas i ngushtoni, pse nuk i blini me bel të shkurtër?”, komenton një vajzë në Twitter.

Tendencat e fundit jo rastësisht po pushtojnë plazhet.

Yjet e ekranit janë ato që e kanë futur këtë modë. Kylie Jenner një nga modelet më të njohura, është nga të parat që ka pozuar me bikini të ngushtuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme