Çfarë e shkakton atakun kardiak në plazh?

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 18:02 | Nga

Ndodh shpesh gjatë verës të dëgjojmë që dikush ka pësuar atak kardiak në plazh. Pse ndodh kjo?

Anila Rexha, mjeke kardiologe, thotë se humbjet e jetës në mënyrë të menjëhershme janë kryesisht për shkaqe zemre. “Duke qenë kështu, është shumë e rëndësishme që secili të njohë shëndetin e tij, që do të thotë: nëse ne notin e këshillojmë si sport shumë të shëndetshëm, pacienti duhet të dijë dhe si të ndërveprojë me ujin”.

Ajo thekson se temperatura e ujit duhet të jetë sa më e afërt me temperaturën e ambientit, ose pacienti duhet të familjarizohet gradualisht pa filluar të notojë.

“Këtu kam një porosi të veçantë për pacientët që kanë kaluar një infarkt miokardi, pacientët me rrezik të lartë për të shfaqur sëmundje të enëve të gjakut, pacientët diabetikë dhe ata me një hipertension të pakontrolluar, të këshillohen patjetër me mjekun përpara se të fillojë sezoni i pushimeve apo ndryshe të notuarit, pasi vërtet noti është një sport shumë i shëndetshëm, por aq është edhe i rrezikshëm”.

Pra, këta janë pacientë që duhen këshilluar, shton Rexha, për Shëndeti.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme