Çfarë ndikon në zhvillimin e kancerit?

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 16:27 | Nga

Kanceri është shkaku nr 2 i vdekjeve në SHBA pas sëmundjeve të zemrës. Ai ndikon në mënyrën si qelizat tona rriten e më pas ndahen duke i kthyer ato në të dëmshme. Esencialisht të gjitha llojet e kancerit janë si rezultat i dëmtimit të ADN-së ose një mutacioni gjenetik të saj. Sëmundja më pas përhapet në trup si një ushtri pushtuese ndërsa qelizat toksike rriten pa pushim duke shkaktuar tumore të pakontrollueshme.

Disa raste të kancerit janë jashtë kontrollit tonë, të përcaktuara nga defektet gjenetike që kalohen nga brezi në brez, por ne gjithahstu dimë se nuhatja e disa substancave, ngrënia e ushqimeve specifike, apo përdorimi i disa llojeve të caktuara të plastikës, rrit rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje. Ja disa shkaktues të kancerit për të cilët shkencëtarët bien dakord se kanë ndikim jo të vogël në zhvillimin e sëmundjes.

Sheqeri

Konsumimi i lartë i sheqerit çon jo vetëm në diabet por mund të dëmtojë vazhdimisht qelizat dhe të rrisë mundësinë e zhvillimit të kancerit. Është zbuluar se sheqeri ushqen rritjen e tumorit në trup.

Ushqimet e përpunuara

Çdo ushqim që vjen me një mbështjellëse plastike(përfshirë sallamrat, proshutën apo salsiçet), është i kriposur industrialisht dhe i prodhuar të zgjasë për muaj të tërë gjë që rrit rrezikun e kancerit. Nuk dihet nëse janë përbërësit e përdorur për përpunimin e këtyre ushqimeve, elementi plastik, apo kombinimi mes të dyjave që e sjell këtë rrezik.

Duhani

Për ata që nuk e dinë, duhani ka 70 substanca kancerogjene në përbërjen e tij dhe nuk janë vetëm duhanpirësit që rrezikohen por edhe ata që janë në praninë e tyre.

Nxirja dhe ekspozimi i pambrojtur në diell

Sipas studimeve personat nga 35 vjec e lart që përdorin solar për nxirje, rrisin me 75% mundësinë e zhvillimit të një melanome. Gjithashtu ekspozimi i rregullt i pambrojtur në diell, ekspozon edhe ndaj rrezikut të kancerit të lëkurës.

Lëndët toksike në punë

Disa persona nuk kanë zgjidhje veçse të punojnë me lëndë toksike kancerogjene. Ata që rrezikojnë më shumë janë personat puna e të cilëve ka të bëjë me aluminin, shtruesit e katramasë, prodhuesit e gomave, punëtorët e qymyrgurit që kanë pasur kancer të fshikëzës, mushkërive dhe stomakut për vite të tëra, parukierët që kanë të bëjnë çdo ditë me lyerje flokësh, estetistet e thonjve që nuhasin substance të forta dhe atyre që punojnë turnet e natës. Organizata Botërore e Shëndetit e klasifikoi turnin e punës natën si kancerogjen në 2007-ën.

Mishi i djegur dhe zgara jashtë në natyrë

Mishrat e tymosur të pjekura jashtë në zgarë mund të jenë të shijshme por mund të rrisin edhe rrezikun për kancer. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, kur mishra si bifteku, pula apo peshku gatuhen në flakë të hapur, në temperature të larta, yndyrat dhe lëngjet që ato çlirojnë në kontakt me zjarrin krijojnë elemente të rrezikshme në brendësi të mishit që ne hamë. Nuk është e sigurt që ato shkaktojnë kancer por në analizat laboratorike ato e ndryshojnë AND-në në mënyrë që mund të nxisë kancerin.

Alkooli

Përdorimi i rregullt dhe pamasë i alkoolit, zhvillon disa lloje të kancereve, përfshirë atë të mëlçisë, fytit, gjoksit dhe atij të kolonës

Shkarkimi i gazrave nga karburantet

Tymrat e çliruara nga përdorimi i naftës kanë më shumë se 30 përbërës që mund të shkaktojnë kancer.

Pilulat kontraceptive

Femrat që kanë menstruacione të hershme ose kalojnë vonë në menopauzë mund të shkaktojnë kancer të gjoksit pasi ekspozohen ndaj më shumë estrogjeni dhe progresteroni prodhuar nga vezoret e tyre. Gjithashtu marrja e pilulave contraceptive shkakton kancerin e gjoksit dhe atë cervikal.

Mbipesha

Të qënit obez mund t;iu rrisë rrezikun për kancer të gjoksit, zorrës së trashë, ezofagut, veshkave, pankreasit, etj. Kjo mund të parandalohet duke ngrënë shëndetshëm dhe duke kryer aktivitet të mjaftueshëm fizik.

Ndotja e ajrit

Në Londër u vu re që shumë oxhakfshirës zhvilluan kancer të testikujve në 1770. Thithja e blozës është lidhur gjithashtu me kancerin e mushkërive, ezofagut dhe fshikëzës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme