Çfarë i shtyn meshkujt të flirtojnë në punë?

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Mos u ndjeni shumë të privilegjuara nëse kolegu i këndshëm ju shikon ëmbël e ju shkel syrin sa herë që kalon pranë tavolinës suaj.

Nuk po flirton aspak… në fakt është i mërzitur për vdekje dhe kjo është mënyra e tij për të kaluar kohën. Ai që i sjell me këmbë në tokë miliona femra anembanë botës është një studim i Universitetit Surrey, i kryer me 200 veta të moshës 21-68 vjeç, të cilët u pyetën nëse kanë pasur në ambientin e punës sjellje që mund të kenë sfond seksual, me fjalë të tjera nëse kanë flirtuar me kolegët.

Studimi e hedh poshtë bindjen e krijuar prej kohësh. Studime të mëparshme kishin treguar se njerëzit flirtojnë në ambientet e punës për arsye që kanë të bëjnë me vetëvlerësimin apo zbavitjen dhe analiza e këtij studimi konfirmon se ekziston një lidhje e fortë mes pakënaqësisë së meshkujve për detyrën që u është caktuar dhe dëshirës për të flirtuar me kolegët.

Përsa u përket femrave, nuk është vënë re asnjë lidhje domethënëse mes flirtit dhe kënaqësisë në punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme