Dashuritë e mëdha vijnë gjithmonë pas gabimeve të mëdha

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 00:00 | Nga Ekonomia Online

“Ndoshta janë gabimet tona ato që krijojnë fatin tonë”, – ka thënë Carrie Bradshaw. Ndoshta fillimisht duhet të gabojmë për t’u ndjerë të plotësuar.

Lloji më i keq i dashurisë është kur krijojmë shpresa të mëdha, kur shpenzojmë tepër energji, për të kuptuar më vonë se gjithçka ka qenë e kotë. Zemra na thyhet në miliona pjesë dhe pyesim veten se pse nuk ka funksionuar çdo gjë. Po, shpesh ne bëjmë gabime në dashuri. Ne i zgjedhim njerëzit në varësi të leksioneve që duhet të mësojmë. Nuk mund të ndryshojmë dot lehtësisht, nuk mund të hapim mendjen dhe t’i sistemojmë gjërat e nevojshme në momentin e duhur. Ndoshta nuk është gabim të përpiqesh të kuptosh se kush je, si dashuron, apo çfarë kërkon në dashuri, por mbetet gabim nëse kthehemi tek e njëjta dashuri që na ka lënduar.

E vërteta është se ne të gjithë kemi nevojë të gabojmë rëndë për të mësuar dhe për t’ju afruar sa më lehtë dashurisë së vërtetë. Kemi nevojë të vuajmë për të kuptuar se si duhet të plotësohemi. Gabimi më i madh në këto raste bëhet me dashuritë që nuk duhet të nisnin kurrë, ose të cilave duhet t’i largoheshim me kohë. Por nuk e kemi bërë dhe jo sepse ajo dashuri ishte fati ynë, por sepse pa të nuk do ta kuptonim çfarë është dashuria e vërtetë. Kemi zgjedhur të qëndrojmë në një marrëdhënie toksike, kur brenda nesh e dinim se ajo marrëdhënie do të kishte një datë skadence. Nuk duhet të funksionojnë kështu gjërat. Në fund të fundit, jemi ne ata që e pësojmë në fund. Jemi ne që nga një marrëdhënie e tillë dalim lehtësisht, ose në mënyrë katastrofike.

E vetmja gjë e mirë nga gabime të tilla, është se ne mësojmë. Ne i japim një kuptim të ri dashurisë. Ne i njohim më mirë njerëzit pas zhgënjimeve të mëdha. Ndoshta vërtet dashuritë e mëdha vijnë pas gabimeve të mëdha, por unë mendoj edhe se janë mësimet që ne nxjerrim, ato që na bëjnë më kritikë, shkruan bota.al. Ne nuk i besojmë më njësoj të gjithëve. Ne nuk bëjmë më të njëjtat gabime dhe janë pikërisht këto hapa që ne ndërmarrim, ato që na çojnë drejt njerëzve më të sinqertë, me të cilin lindin ndjenja të sinqerta. Janë gabimet tona të mëparshme ato që na shmangin nga njerëz, të cilët na kanë lënduar më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme