Dembelizmi, shenjë e inteligjencës

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 23:13 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri vërteton teorinë se njerëzit dembelë janë më inteligjentë se ata aktivë. Studimi amerikan mbështet idenë se njerëzit me inteligjencë më të lartë mërziten jo lehtësisht, prandaj kalojnë më shumë kohë duke menduar.

Ndërsa njerëzit aktivë mërziten më lehtësisht duke qenë se e lodhin më shumë mendjen e tyre.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Gulf Coast në Florida kryen një test të thjeshtë tek një grup studentësh.

Në pyetësorin “nevoja për njohuri” iu kërkua pjesëmarrësve të vlerësonin se sa dakord ishin me deklaratat “Më pëlqen shumë një detyrë që përfshin zgjidhje të reja të problemeve” dhe “Mendoj vetëm sa të vështirë mund ta kem”.

Hulumtuesit shkencorë, me në krye Todd McElroy, më pas përzgjodhën 30 “mendimtarë” dhe 30 “jo mendimtarë” nga grupi i studentëve.

Gjatë shtatë ditëve të tjera, të dyja grupet u pajisen me një monitorues në kyçin e dorës, e cila monitoronte lëvizjet dhe aktivitetin fizik të tyre, duke siguruar të dhëna të sakta se sa aktivë ishin.

Rezultatet treguan se grupi i “mendimtarëve” ishin më pak aktivë gjatë kësaj jave se “jo mendimtarët”.

Hulumtuesit shkencorë mendojnë se këto rezultate mbështesin idenë që jo-mendimtarët mërziten më lehtësisht, prandaj duhet të mbushin kohën me aktivitet fizik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme