Dëshironi fëmijë të lumtur? Mos i bëni përtacë

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët që ushtrohen në aktivitete fizike nuk janë thjesht fizikisht më të mirë, por kanë edhe një shëndet të mirë mendor.

Të rinjtë që ushtrohen rregullisht janë më pak të prirë të kenë çrregullime humori kur rriten, thonë shkencëtarët. Ata kanë survejuar 800 njerëz për 4 vite, nga mosha 6-10 vjeç, dhe vunë re një lidhje të konsiderueshme mes aktivitetit dhe mirëqenies.

Nëse konfirmohet në studime të tjera, rezultatet do të ndihmojnë mjaft për të vendosur normat e depresionit në adoleshentë dhe të rinj, që ka arritur nivele rekord.

“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sugjeron që aktiviteti fizik mund të përdoret për të trajtuar depresionin që në fëmijëri”, thotë autorja e studimit Silje Steinsbekk, nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Norvegjisë.

Ajo thotë se çdo aktivitet fizik duhet të shkaktojë djersitje tek fëmija dhe përshpejtim frymëmarrje.

Rezultatet e studimit janë botuar në “Pediatrics Journal”, pak javë pasi Zvicra dhe Gjermania ekzaminuar 6500 adoleshentë për lidhjen mes depresionit dhe sëmundjeve fizike.

Akademikët e Universitetit të Baselit zbuluan se periudha e depresionit shpesh pasohet nga atriti apo sëmundje të sistemit tretës. Ata gjetën gjithashtu se më të rinjtë që vuajnë nga ankthi kanë shanse të mëdha që të preken nga sëmundje të lëkurës.

“Teksa depresioni mund të zhvillohet tek fëmijët për njëmijë e një arsye, ushtrimet e rregullta dhe ushqimi i shëndetshëm janë përfituese për shëndetin mendor, që në moshë të vogël”, thotë doktori Marc Bush.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme