Dhimbja në këmbë, metodat e trajtimit

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Dhimbja në këmbë është një simptomë e zakonshme e shpeshtë, por që nuk duhet neglizhuar. Ajo mund të përshkruhet si tepër e mprehtë, duke na dhënë ndjesinë e shpimit nga gjilpëra. Dhimbja mund të jetë akute (afatshkurtër) ose kronike (afatgjatë). Neuronet konsiderohen përgjegjëse për shfaqjen e kësaj dhimbjeje, të provokuara nga hipertensioni apo edhe temperaturat e larta.

Ndërsa si shkaqe të dukshme të dhimbjes së këmbës mund të veçojmë traumat e ndryshme që mund të pësojmë gjatë ditës, të tilla si rrëshqitjet apo aksidentet. Masazhimi është mënyra më e mirë për lehtësimin e dhimbjes.

Mjekët rekomandojnë po ashtu konsumimin e 8 deri në 12 gota ujë në ditë për shmangien e dehidratimit.

“Trajtimi për njerëzit që përjetojnë dhimbje në këmbë është i rëndësishëm, pasi këta persona rrezikojnë që të përjetojnë sulm në zemër”, shprehen mjekët. Ndaj masazhimi i vazhdueshëm duhet kombinuar edhe me disa masa të tjera, që janë ndërprerja e duhanit, menaxhimi i diabetit dhe kontrolli i vazhdueshëm i hipertensionit.

TRAJTIMI

• Konsumoni 8 deri në 12 gota ujë në ditë

• Rekomandohet ndërprerja e duhanit

• Menaxhimi i diabetit

• Kontrolli i hipertensionit

• Reduktimi i kolesterolit

• Aktiviteti fizik

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme