Dieta pa karbohidrate ju bën më të trishtuar

Prishtinë | 13 Shk 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Është mirë që njerëzit të ndjekin një regjim diete, por pa eliminuar karbohidratet, pasi humori bie dhe ekziston tendenca që duke ndjekur një regjim diete, në vend se të dobësoheni, të shëndosheni.

Ky është përfundimi i një studimi të botuar në “Archives of Internal Medicine” i cili ka përfshirë 106 njerëz obezë të moshës 50-vjeçare, shkruan EO.

Pjesëmarrësit në studim u ndanë në dy grupe: grupi i parë iu nënshtrua një diete pa karbohidrate, ndërsa grupi i dytë ndoqi një dietë që përmbante më shumë karbohidrate dhe më pak yndyrna.

Pas një viti të gjithë pjesëmarrësit ishin dobësuar 13 kilogramë, por ata të grupit të dytë kishin humor më të mirë, ndërsa të tjerët ndiheshin të trishtuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme