Disa ushqime e parandalojnë kancerin e pankreasit

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 20:20 | Nga

Kanceri pankreatik është konsideruar si një nga format më të përhapura të kancerit. Pankreasi është organ që ndodhet thellë në bark midis stomakut dhe shtyllës kurrizore. Pankreasi rrethohet nga mëlçia, zorra e holle dhe organe të tjera. Ai është i gjate rreth 15 cm dhe ka formën e bananes. Pjesa e gjerë e pankreasit është koka, pjesa e mesme trupi dhe pjesa më e hollë bishti.

Pankreasi prodhon insuline dhe hormone të tjera. Hormonet kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe udhëtojnë në të gjithë trupin tonë. Ato e ndihmojnë këtë të fundit të përdorë ose të ruajë energji që vijnë prej ushqimeve. Shkaku i vërtete nuk është i njohur. Është më i shpeshte tek meshkujt se sa tek femrat dhe risku rritet me rritjen e moshës.

Është më i shpeshtë tek duhanpirësit dhe tek njerëzit obezë (mbipeshe).

Pothuajse 1/3 e kancerit pankreatik gjendet tek duhanpirësit. Gjithsesi është e qartë që nuk është sëmundje ngjitëse. Askush nuk mund të marre kancerin nga një person tjetër.

Kërkimet kane treguar që njerëzit me disa faktore risku janë më të predispozuar të zhvillojnë kancer te pankreasit. Faktor risku është çdo gjë që rrit mundësin e një personi të zhvilloje sëmundje.

Ka një sërë trajtimesh dhe ilaçesh për kancerin pankreatik, por gjithashtu mund të provonidisa ushqime të thjeshta në shtëpi, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes.

Konsumoni brokol: Kjo perime përmban shumë antioksidantë që eliminojnë radikalet kancerogjene. Ajo konsiderohet si një mjet efektiv për kurimin e kancerit pankreatik. Ajo është gjithashtu është e pasur me fitokimikale që kurojnë qelizat e kancerit.

Aloe Vera: Ndihmon në lehtësimin e pankreasit dhe kancerit të prostatës. Ajo është gjithashtu e mirë për çrregullimet inflamatore. Xheli Aloe Vera rekomandohet të konsumohet një herë në ditë për të mbajtur kancerin pankreatik në kontroll.

Lëng frutash të freskëta: Konsumimi i lëngjeve të freskëta të frutave rregullisht, ndihmon për të luftuar kancerin dhe për të parandaluar atë. Ajo përmban gjithashtu shumë vitamina esenciale dhe minerale. Lëngjet e frutave ju ndihmojnë për të rritur imunitetin tuaj.

Produktet e sojës: Soja ka qenë e njohur si tepër efektive në luftimin e kancerit pasi pengon qelizat kanceroze të zhvillohen më tej. Këshillohet të konsumoni sa më shumë mashurka pasi janë të pasura me sojë.

Rrushi i kuq: ndihmon për të lehtësuar çrregullimet pankreatike. Proantokianidinat ndihmojë në uljen e prodhimit të estrogjenit dhe shërbejnë si kurë për luftimin e kancerit pankreatik dhe kancerit të mushkërive

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme