Djersitja e tepërt, shenjë sëmundjesh?

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Djersitja është forma më e shpejtë e lirimit të trupit nga toksinat. Me djersitjen sekretohen lëndët e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin.

Me ardhjen e verës pothuajse të gjithë djersisim më shumë, pasi temperaturat janë më të larta dhe djersitja bën një ruajtje të temperaturës midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme, ruan një ekuilibër midis dy sistemeve brenda dhe jashtë organizmit. Djersitja po ashtu mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës. Ajo hap poret, çka përmirëson përbërjen dhe pamjen e lëkurës. Djersitja është e shkëlqyer për dobësim. Në një orë djersitje mund të shpenzohen deri në 300 kalori. Gjithashtu, djersitja redukton nivelin e stresit.

Por nëse djersisim më shumë se ç’duhet?

Djersitja e tepërt ose e quajtur ndryshe si hiperhidroza, që për mjekët, përveçse një sëmundje e lindur, mund të jetë “sinjal alarmi” për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, e deri edhe sëmundjet malinje. Tek disa pacientë, prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale. Ata paraqiten zakonisht me djersitjen e një ose më shumë pjesëve të trupit, siç janë sqetullat, pëllëmbët e duarve ose fytyra. Problemi i hiperidrozës fillon zakonisht gjatë pubertetit (9 – 16 vjeç) dhe vazhdon gjithë jetën, me njëfarë ulje të intensitetit, në varësi të gjendjes psiko-fiziologjike të personit. Kjo dukuri shqetësuese dhe e bezdisshme, që shpesh nuk varet nga temperatura e mjedisit, shfaqet në çdo stinë dhe përkeqësohet zakonisht gjatë verës.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Çdonjëra nga këto mënyra trajtimi është e ndryshme në varësi të indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohëzgjatjes të veprimit, efekteve anësore dhe kostos së terapisë. Megjithatë trajtimi i hiperhidrozës kërkon që të jetë një trajtim i individualizuar në varësi të gjendjes klinike dhe në bashkëbisedim me pacientin.

Për të minimizuar djersitjen (hiperidrozën), këshillohet të përdoret sapun dhe detergjentë që respektojnë pH e lëkurës, të lahen shpesh duart, të bëhet kujdes për plagët e lëkurës sado të vogla qofshin, të shmangen alkooli, duhani, kafeja, erëzat pikante apo çdo veprim e kontakt që stimulon djersitjen.

Gjithashtu dermatologët këshillojnë depilimin ose heqjen e qimeve në vendet që djersiten më së sh Nëse ndryshimi i dietës, rrobave apo deodorantit nuk ju ndihmon ta largoni djersitjen e tepërt, atëherë flisni me një mjek. Tani ekzistojnë disa barëra dhe disa trajtime që mundë të ju ndihmojnë me problemin e djersitjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme