Dobitë e jashtëzakonshme të arrës së kokosit

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 20:36 | Nga

Frutat tropikale shquhen për vlerat e jashtëzakonshme që  përmbajnë,vecanërisht arra e kokosit. Një frut i cili ka një shije të freskët dhe delikate për të konsumuar sidomos në stinën e nxehtë të verës. Arra e kokosit është aq e pasur dhe e dobishme për organizmin tonë saqë në ishujt e Paqësorit e kanë quajtur atë “Pema e jetës”. Ne përftitojmë duke ngrënë jo vetëm tulin, por edhe lëngun e tij. Është i ushqyeshëm dhe plot kalori: 100g përmban 360 kalori.

Pse ju bën mirë konsumimi i këtij fruti?

Kokosi është i pasur me minerale dhe është një ushqim mjaft i dobishëm. Bën të mundur që të rivendosë në organizëm mineralet e humbura prej djersitjes dhe është burim i pasur me kalium, magnez, bakër, fosfor, zink dhe hekur. Ai gjithashtu përmban sheqerna natyrore, aminoacide dhe fibra bimore. Në të gjenden vitamina të shumta si vitamina E, C dhe B efektive kundër dobësimit të muskujve, nervozizmit të tepruar dhe problemeve në rrugët urinare. Ndihmon për të përmirësuar tretjen, mbështet sistemin imunitar, ndihmon për të rregulluar metabolizmin dhe pastruar trupin. Përmban acid lauric, i cili ndikon në zhvillimin e trurit.

Uji i kokosit

Uji është përbërësi kryesor i këtij fruti, më shumë se 50%. Mblidhet në periudhën kur arra e kokosit është ende me ngjyrë të gjelbër dhe është një pije mjaft e freskët. Përmban  vitamina, minerale, karbohidrate dhe aspak yndyrë. Ndihmon tretjen, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Është gjithashtu diuretik dhe  ndihmon ata që vuajnë nga problemet e veshkave.

Qumështi i kokosit

Qumështi i kokosit merret nga shtrydhja e tulit të këtij fruti duke u përzier me ujë. Është i pasur me vitamina, fibra dhe minerale dhe përmban pak karbohidrate, është pa kolesterol dhe ka shumë pak yndyrë. Konsumohet para ngrënies dhe shkakton ndjesinë e ngopjes duke ndihmuar për të kontrolluar oreksin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme