Domatja, aleatja e përhershme e lëkurave të yndyrshme

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse në dimër nuk është e zakonshme një lëkurë e yndyrshme, pasi ajri i acartë e than atë, ndodh që dhe në këtë stinë të ftohtë lëkura juaj të mbi-prodhojë yndyrë.

Nëse kjo gjë është shqetësuese për ju atëherë duhet të dini se domatja është aleati i lëkurave të yndyrshme.

E pasur me likopene, domatja, një antioksidant natyral, ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell.

Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese. Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë.

Receta e shtëpisë:

Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme