Doni të jetoni në Gjermani, mos u nisni pa i ditur këto kushte

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Çdo ditë e më shumë shqiptarët po udhëtojnë jashtë vendit për të gjetur një vend më të mirë për të jetuar.

Një ndër vendet më të lakmuara nga shqiptarët është Gjermania ku janë më shumë se 32 mijë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova që ikin drejt Gjermanisë për të kërkuar një jetë më të mirë.

Të dhënat për jetesën

Një inxhinier ndërtimi në muaj përfiton 4 mijë euro bruto, përkatësisht 3 mijë euro neto, ndërsa arkitektët janë në një rang me inxhinierët, mjekët dhe matematikanët përfitojnë më shumë se 600 euro në muaj, përderisa punonjësit e IT-isë diku rreth 3 mijë e 300 euro neto.

Kamerierët, kuzhinierët dhe parukierët përfitojnë 2 000 euro në muaj, plus bonuset.

Automekanikët dhe elektricistët përfitojnë diku afër 1 300 euro, ndërsa kujdestaret me përvojë 1 600 euro në muaj.

Po mbi të gjitha shpenzimet janë shumë të mëdha, për qira ju nevojiten rreth 600 euro dhe kjo varet shumë prej vendqëndrimit. Për ushqim dhe nevoja të tjera, për person ju nevojiten minimum 280 euro, ndërsa kartela mujore për transport publik fillon nga 50 deri në 100 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme