Dudat trajtojnë kancerin, diabetin e shtypjen e gjakut

Prishtinë | 12 Maj 2023 | 00:07 | Nga

Dudat (manat) janë të mahnitshme dhe rriten pothuajse kudo. Me origjinë nga Kina, kjo bimë fillimisht ishte prezantuar në SHBA gjatë kohërave koloniale, gjatë një përpjekjeje për të zhvilluar industrinë e mëndafshit.

Dudat, bashkë me shumë bimë tjera që rriten në vende të tilla, nuk janë shumë të njohura për vetitë shëruese, pasi që kryesisht përdoren për qëllime industriale. Pema e dudës përdoret për lëndë druri, ndërsa fryti përdoret për t’i ushqyer krimbat e mëndafshit, transmeton Telegrafi.

Kokrrat e dudave janë shumë të shëndetshme për trajtimin e shumë sëmundjeve serioze, si sëmundjet e zemrës, diabeti, por edhe tumorët.

Veç kësaj, është dëshmuar se dudat janë shumë të mirë edhe për trajtimin e diabetit, hipertensionit, niveleve të larta të kolesterolit, gripat e zakonshëm, dhimbjet në muskuj dhe nyej, artritin, kapsllëkun, marramendjen, rënien e flokëve etj.

Dudat përmbajnë përbërës që kanë efekte të njëjta me ilaçet që përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2. Ata i ngadalësojnë thyerjet e sheqerit në bark dhe absorbimin e tyre në gjak. Kjo ndihmon në kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Dudat janë të pasur edhe me acide organike, vitaminë C, pektin, fibra, karotine, ricin etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme