A e dini sa gjatë mund të mbijetojë njeriu pa ujë?

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 22:36 | Nga Ekonomia Online

Një njeri mund të jetojë pa ushqim për më shumë se tri javë, por uji është një muhabet tjetër.

Të paktën 60% e trupit të një të rrituri përmban ujë, dhe çdo qelizë e gjallë në trup ka nevojë për ujë që të vazhdojë funksionimin.

Uji vepron si një lubrifikant për nyje, rregullon temperaturën e trupit tonë përmes djersitjes dhe frymëmarrjes, dhe çka jo tjetër.

Ndryshe nga ushqimi, koha maksimale që një person mund të mbijetojë pa ujë duket se është vetëm një javë. Koha do të jetë më e shkurtër sigurisht nëse ndodheni në kushte të vështira, të tilla si temperatura shumë të larta.

Kufiri i një jave bazohet në vrojtimet e njerëzve në fund të jetës së tyre, kur marrja e ushqimit dhe ujit kishte ndaluar, thotë Randall K. Packer, një profesor i Biologjisë në Universitetin Xhorxh Uashington.

Megjithatë, një javë është koha maksimale. Tre deri në katër ditë është koha e zakonshme që një njeri mund të mbijetojë pa ujë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme