E kemi pasur gabim, këto produkte e shkatërrojnë lëkurën

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Disa produkte kozmetike që vazhdimisht kemi përdorur për të mbrojtur lëkurën tonë nga probleme të ndryshme, dermatologët këshillojnë të mos i përdorim më sepse po dëmtojnë lëkurën dhe organizmin tonë në mënyrë të pavetëdijshme.

Duke filluar nga sot as ju mos i përdorni më:

1. Losioni i trupit dhe duarve

Dermatologët zakonisht përdorin kremëra viskozë në vend të locioneve të zakonshme. Kremërat depërtojnë në lëkurë dhe sigurojnë një pengesë që parandalon humbjen e lagështisë nga lëkura, ndërsa locionet nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Maskat e fytyrës me qymyr 

Ky produkt popullor ka shumë kundërshtime nga dermatologët. Specialistët pohojnë se këto lloj maskash nuk janë vetëm të dhimbshme, por gjithashtu dëmtojnë strukturën e lëkurës. Përbërësit e kësaj maske janë shumë agresive pasi  heqin qelizat e lëkurës dhe vajin nga lëkura.

 3. Sprej për mbrojtjen nga dielli

Ekspertët pajtohen se spraji për mbrojtjen nga dielli është miqësor me lëkurën, por ata preferojnë kremin. Këto produkte ju mbrojnë nga rrezet ultravjollcë.

4. Maskë për këmbët

Dermatologët nuk e rekomandojnë përdorimin e maskave hidratuese ose ushqyese të këmbëve. Kremërat lehtësisht mund të kenë të njëjtin efekt. Maskat e këmbëve janë të padobishme dhe nuk janë shumë komode.

5. Vaj kokosi

Vaji i kokosit është shumë popullor, sidomos për përdorim në shtëpi. Por nuk është alternativa më e mirë për kujdesin e fytyrës. Ai e bën lëkurën të yndyrshme, mund të hapë poret dhe të çojë në shfaqjen e akneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme