Facebooku e dëmton shëndetin mendor të të rinjve

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 23:00 | Nga

Rrjetet sociale dhe interneti mund të kenë efekt më negativ tek të rinjtë seç është menduar më parë, sugjeron një studim i ri. Studiuesit kanë zbuluar një lidhje midis përdorimit të tepërt të tyre dhe problemeve të shëndetit mendor, ku sidomos të rinjtë e moshës rreth 20 vjeç që janë të varur pas rrjeteve sociale, shikojnë video në internet dhe shfletojnë faqe në ueb, janë më të rrezikuar të vuajnë nga depresioni, ankthi, hutimi, impulsiviteti apo nga çrregullime të tipit ADHD.

Hulumtuesit shkencorë tek “Universiteti McMaster” në Kanada anketuan mbi 250 studentë duke përdorur Testin e Varësisë ndaj Internetit (IAT) të krijuar në vitin 1998.

Sipas autorit kryesor të studimeve,  Michael Van Ameringen, profesor tek “Universiteti McMaster” në Kanada, studentët që janë të varur pas internetit kanë më shumë vështirësi të përshtaten me aktivitetet e ditës, përfshirë jetën në shtëpi, punë, shkollë, shoqëri etj.

Sipas studimit, 33 studentë u diagnostikuan  me varësi të internetit kurse 107 të tjerë  me përdorim problematike të internetit.

Sipas prof. Ameringen, përdorimi i internetit ka ndryshuar në mënyrë radikale këto 18 vitet e fundit, ku shumë njerëz po punojnë në internet, mediat sociale dhe gazetat online.

Ai shpreson që këto zbulime t’i shërbejnë mjekësisë.  Studimi do të zbulohet i plotë në Kongresin vjetor të Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmacologjisë, në Vjenë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme