Përdorni sheqer për fytyrë të pastër dhe me shkëlqim

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 21:00 | Nga

Në këtë fund sezoni vere dhe fillim vjeshte, pastrimi i make up-it, por në të njëjtën kohë edhe pastrimi i thellë i lëkurës ka nevojë për sheqer.

Larg të gjitha produkteve kozmetike, kjo mënyrë e thjeshtë me sheqer, do të ndihmojë në mbrëmje për të pasur një fytyrë më të pastër dhe më të freskët në mëngjes.

Kështu, lëre mënjanë sapunin dhe bëj një xhiro në kuzhinë.

Sheqeri është mënyra më e thjeshtë për të pastruar lëkurën, por edhe për t’i dhënë asaj shkëlqim.

Nëse përdor sheqer të imët, atëherë nuk duhet të shqetësohesh se do ta gërryesh shumë lëkurën.

Kombinoje sheqerin me pak ujë nëse ke fytyrë të yndyrshme dhe më disa pika vaj ulliri nëse ke fytyrë të thatë.

Ose, nëse mundesh, edhe disa pika vaj kokosi. Ky i fundit ndihmon edhe në hidratimin e lëkurës.

Nëse ke lëkurë të yndyrshme, përdor bashkë me sheqerin ose aloe vera apo çdo lloj vaji tjetër esencial. Bëj një masazh të butë dhe pastaj shpëlaje me ujë të rrjedhshëm.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme