Erëzat dhe suplementet që përmirësojnë tretjen

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 00:20 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë mund ta dini që kosi dhe ushqimet e pasura me fibër janë të mira për zorrën. Por, nëse dozat e rregullta të probiotikëve (që gjenden tek kosi) dhe ushqimeve të forta nuk zbërthehen mirë në sistemin tretës, do të duhet të konsumoni disa ushqime shtesë që mund t’ju vijnë në ndihmë. Rezulton që ka një sërë kurash natyrale që mund t’ju ndihmojnë me traktin digjestiv – dhe lehtësojnë probleme me stomakun, si dhimbjet, të përzierat, gazrat, diarrenë dhe kapsllëkun.

Ja cilat janë disa prej tyre që duhet të provoni.

Xhenxhefili

Fakt: Trakti digjestiv përdor një mocion pompues, të quajtur peristaltik, për të lëvizur ushqimin nëpërmjet zorrëve. Por, nëse ritmi del jashtë kontrollit, atëherë mund të përfundoni me probleme me tretjen. Nëse ky proces përshpejtohet më shumë seç duhet, mund të shkaktohen të përziera, të vjella dhe diarre, ndërsa nëse ngadalësohet, mund të shkaktohet kapsllëk. Këtu na vjen në ndihmë xhenxhefili. Kjo erëz përmban përbërësit xhinxherol dhe  hogaol, të cilët mbajnë të qëndrueshëm këtë proces, prandaj edhe ushqimi tretet siç duhet.

Si ta përdorni: Tretni pak rrënjë xhenxhefili në një filxhan me ujë të ngrohtë për të përgatitur një çaj, ose shtoni pak xhenxhefil të copëtuar tek lëngjet e frutave ose perimeve.

Farat e koprës

Disa njerëz i kanë përdorur tradicionalisht farat e koprës pas një fakti të rëndë, për të lehtësuar tretjen. Dhe për arsye të mira: farat përmbajnë yndyra që mund të lehtësojnë fryrjen e barkut, dhimbjet dhe gazrat.. Por, nëse vuani nga ulcera në stomak, kujdes: Këta përbërës të njëjtë mund të shkaktojnë zgjerim të ezofagut, duke rritur rrezikun për refluks.

Si ta përdorni: I piqni farat e koprës dhe i konsumoni pas një vakti.

Uthull molle

Stomaku përdor acid hidroklorik për të zbërthyer ushqimin në molekula të vogla, kështu lëndët ushqyese mund të absorbohen nga zorra e hollë. Por, nëse nivelet e acidit ulen shumë (duke çuar kështu në plakje të parakohshme ose stres), ushqimi nuk mund të tretet siç duhet. Nivelet e ulëta të acidit gjithashtu mund ta kthejnë traktin digjestiv në një vendstrehim të baktereve të dëmshme. Duke qenë se ka përmbajtje të lartë në acid, uthulla e mollës mund t’ju vijë në ndihmë në këtë rast.

Si ta përdorni: Ekspertët rekomandojnë që të hidhni një lugë gjelle uthull molle të cilësisë së lartë në një gotë ujë me dhe ta konsumoni çdo mëngjes, ose para se të konsumoni një vakt të rëndë, për të stimuluar lëngjet digjestive.

Të ngjashme