Fëmijët që rriten në shtëpi me libra do të fitojnë më shumë

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 23:44 | Nga

Fëmijët që rriten në shtëpi me libra do të kenë të ardhura më të larta në jetë

Të kesh libra në shtëpi jo vetëm është gjithmonë diçka e mirë, por sipas studimeve të fundit, thuhet se ndikon në aftësinë e njeriut për të pasur më shumë të ardhura në jetë.

Një seri studimesh të analizuara nga ekonomistët Guglielmo Weber dhe Giorgio Brunello, profesore në Universitetin e Padovës (Itali) si dhe nga Christoph Weiss, ekonomist në Bankën Europiane të Investimeve, tregojnë se më e rëndësishme sesa vitet e arsimit, numri i librave joshkollorë në shtëpi ndikon në aftësinë e njeriut për të pasur më shumë të ardhura në jetë.

Studim i ri i (Brunello dhe të tjerë 2016) bazuar në analizat e të dhënave të krijuara nga Vrojtimi Europian i Shëndetit, Plakjes dhe Pensionit, zbuloi se në një kampion me 6 mijë europianë të lindur mes viteve 1920 dhe 1956, të cilët kanë jetuar në nëntë vende të ndryshme të Europës kontinentale – Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Suedi, del gjithashtu në një konkluzion të ngjashëm me studimin amerikan: me të vërtetë shkollimi sjell më shumë të ardhura në jetë, por kjo varet shumë edhe nga gjendja ekonomike. Diferenca më e madhe u dallua te sasia e librave që njerëzit e grupimit të vrojtuar kishin në shtëpi.

Pra, studimi i fundit arrin të dallojë edhe mes atyre që kanë të njëjtin nivel arsimor, por që kanë pasur shumë apo pak libra jashtëshkollorë në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme