Fëmijët më të mëdhenj janë më inteligjentë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 20:15 | Nga

Statistikisht është provuar se fëmijët e pare në një familje janë me inteligjentë se ata qe janë me te vegjël se ai.

Ne këtë përfundim ka dale një studim statistikor dhe i thelluar i një studiuesi norvegjez me emrin Peter Kristensen, për me tepër edhe vetë fëmijë i dytë në familje. Ai analizoi IQ-ne e 250 mije individëve meshkuj te moshës nga 18-20 vjeçare dhe verifikoi se vlera e IQ ulet sipas radhës se lindjes se fëmijëve nga pikëpamja e kohës. Mesatarisht doli se fëmijët e parë kane një IQ me 2.3 pike me te larte se vëllezërit e tjerë me te vegjël se ai.

Konkluzioni i Kristensen ne fakt nuk ka te beje me radhën e lindjes, por me edukimin e fëmijëve. Është thuajse e njohur qe prindërit shpenzojnë me shume për fëmijën e parë. Ata i kushtojnë atij me shumë kohë, kujdes dhe vëmendje.

Por fatmirësisht nuk ndodh gjithnjë kështu. Ka raste kur edhe fëmijët e dyte ne fakt marrin me shume vëmendje nga prindërit dhe kjo mund te ndodhe për shume arsye.

Rasti i fundit është ai i një vajze britanike me emrin Giorgia qe ne dukje ngjan me një vajze te zakonshme por qe Quotient of intelligence i saj është 152, i barabarte me atë te shkencëtarit te madh Stephen Hawking. Ajo është fëmija i peste ne familje. Ne këtë rast,duket se mungesën e vëmendjes se prindërve e kane kompensuar vëllezërit e tjerë me te mëdhenj te cilët i kanë krijuar asaj kushte mete mira dhe nxitëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme