Femra më e fortë në botë?!

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 16:34 | Nga

Me një fytyrë engjëllore dhe një fizik të mbushur nga muskujt, ylli i fituesit në Rusi, Julia Vins ka mbi 325 mijë ndjekës në Instagram.

20-vjeçarja ka thyer disa rekord botërorë në peshëngritje, ku ka arritur të ngrejë deri në 215 kg.

Julia, e cila është nga Engels i Rusisë tregon se kishte shkuar në palestër në moshën 15-vjeçare, e duke mos ditur si funksionojnë ushtrimet, ka përsëritur ato që bënte personi më muskulor atje.

Ajo ka një mesazh për të gjitha femrat që dëshirojnë të kenë një fizik të fortë.

“Ndjehem mirë që më marrin si shembull. Shumë vajza të reja në Rusi bëjnë një gabim të madh dhe marrin steoroide, kjo gjë u ndryshon fytyrën dhe zërin”, shprehet ajo.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme