Femrat i kalojnë gjashtë muaj jetë duke vendosur çfarë do të veshin

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Dollapët e stërmbushur dhe nervozizmi për vendimet e duhura në lidhje me rrobat do të thotë se femrat në ditë i kalojnë 17 minuta duke menduar për dollapin e tyre. Në periudhën prej 18 deri 60 vjet, ato i kalojnë pothuajse gjashtë muaj për të vendosur se çfarë do të veshin.

Sondazhi i kryer nga Marks & Spencer’s Shwopping zbuloi se pjesën më të madhe të kohës e kalojnë “duke shikuar” në dollap, dhe se 62 për qind e femrave vuajnë nga zemërimi para dollapit, duke pretenduar se “nuk kanë çfarë të veshin”, shkruan sot Koha Ditore.

Meshkujt nuk kanë nevojë për kaq shumë kohë, por i kalojnë 13 minuta në ditë, apo tri ditë në vit për të vendosur se çfarë duhet të veshin. Një në pesë meshkuj i shpërndan rrobat nëpër dhomë deri sa nuk gjen çfarë të vesh, ndërsa më shumë se një e treta e tyre e kishin të njëjtin problem si femrat – shpërthim zemërimi sepse nuk kanë çfarë të veshin.

Hulumtimi është kryer në kuadër të fushatës së kompanisë M&S, e cila apelon tek të gjithë që të gjitha rrobat që nuk i veshin, dhe që u zënë vend në dollapët e tyre, t’i dhurojnë.

Stilisti i modës Bay Garnett tha se “telashet” e përzgjedhjeve të mëngjesit mund të zgjidhen duke i klasifikuar mirë gjërat në dollap dhe duke i zgjedhur rrobat një natë më parë.

Studimi zbuloi se dollapi mesatar i përmban 152 pjesë të veshjeve, por vetëm 44 për qind prej tyre i veshim. Rreth 57 pjesë të veshjeve i veshim rrallë ose aspak, ndërsa mesatarisht 11 prej tyre janë me etiketa. Pavarësisht nga kjo, një në 20 persona të rritur ankohen një herë në javë se nuk kanë asgjë për të veshur, dhe 28 për qind e tyre rregullisht i hedhin rrobat nëpër dhomë sepse janë të frustruar dhe të pakënaqur me zgjedhjen. Madje 15 për qind deklaruan se pikërisht përzgjedhja e rrobave mund t’ua prishë ditën, ndërsa një në 10 vonohet në punë për shkak të këtij vendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme