Flini më shumë se 8 orë? Ja çfarë duhet të dini

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Nëse flini më shumë se 8 orë çdo natë, jeni më të rrezikuar për një vdekje të parakohshme.

Rezultatet më të fundit të një studimi të realizuar në Universitetin Keele në Staffordshire të Anglisë, tregon se njerëzit të cilët kanë tendencën që t’i përkushtohen gjumit më shumë se sa nevojitet, bëjnë të mundur që t’u shfaqen më vonë probleme me frymëmarrjen dhe sëmundje të ndryshme të zemrës.

Dembelizmi që shoqërohet me këtë simptomë është gjithashtu tregues i një shëndeti të përgjithshëm jo të mirë. Studimi përfshiu rreth 3 milionë persona.

Gjithashtu, për marrjen e të dhënave, u nevojit një periudhe kohore 1970-2017, duke marrë informacione për vdekshmërinë e sëmundjet kardiovaskulare në përpjesëtim me sasinë e gjumit tek secili person.

Koha ideale për të pasur një shëndet të mirë është të flemë 7 orë gjumë në natë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme